LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Qeveria që po synon të votohet do të jetë e varur nga Beogradi

Nagavci: Qeveria që po synon të votohet do të jetë e varur nga Beogradi

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka publikuar sot nënshkrimet e deputetëve të Listës Serbe, për thirrjen e seancës ku do të votohet Qeveria Hoti.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria do të jetë e varur nga Lista Serbe dhe për çdo vendim paraprakisht duhet të arrijë kompromis me Serbinë.

Postimi i plotë:


Në tentimin për të realizuar projektin e presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia.

Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jo legjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serbe, pra nga Beogradi. Për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.

Shumë vite pas qeverive të varura nga LS, votat e qytetarëve i mundësuan kryeministrit Kurti të krijonte një qeveri të pavarur nga votat e LS. Pavarësisht kësaj, LDK inicioi mocion për rrëzim të Qeverisë ku ishte dhe vet, dhe me Avdullah Hotin synon që përsëri të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend.

Legjitimim nga qytetarët e jo varësi nga Serbia”, ka shkruar Nagavci në Facebook, ku ka publikuar edhe listën e nënshkrimeve të deputetëve të Listës Serbe për mbajtjen e seancës së nesërme në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori