Pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar urgjentisht nga Qeveria dhe MASHT-i që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar, sipas tyre, dëmin e madh që po i bëhet arsimit të lartë nga ndikimet politike e partiake.
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka treguar ndër masat emergjente që duhet ndërmarrë për të tejkaluar këtë gjendje.
Nagavci ka bërë të ditur se nesër në ora 9 komisioni për arsim ka thirrur në raportim Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi.
Po ashtu, VV dhe LDK kanë filluar të mbledhin nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për këtë çështje.
“Të përgatitet ankesa brenda afatit prej 90 ditëve, ashtu siç parashihet në vendim. Por, paraprakisht duhet të kryhen të gjitha obligimet ligjore siç është raportimi në Kuvend, prezantimi i gjetjeve për punën e bordit të kaluar, një transparencë e plotë në të gjithë këtë proces dhe për më shumë propozim i anëtarëve të këshillit të ri të cilët kanë kredibilitet personal, profesional dhe moral, të paanshëm politikisht. Pas kësaj sigurisht që duhet iniciuar edhe ndryshimet ligjore që do të mundësonin mekanizma dhe instrumente për të rregulluar këtë çështje në të ardhmen në mënyrë që kjo të mos mbetet në vullnetin e thjeshtë të një ministri. Përndryshe, bazuar në papërgjegjësinë e plotë të institucioneve tona është shumë e mundshme që Agjencioni kosovar i akreditimit të përjashtohet edhe nga rrjeti i Agjencive për Sigurimin e Cilësisë që është edhe themeluesi kryesor i regjistrit”, tha ajo.
Nagavci ka thënë se është e papranueshme që arsimi i lartë në vend të dënohet për shkak të betejave partiake, biznesore në mes të grupeve të caktuara të interesit.
Ajo tha se nuk duhet të harrohet se shkarkimi i Këshillit Shtetëror është bërë për arsye krejtësisht partiake dhe sipas saj, kjo është tashmë një praktikë e zakonshme në qeverisjet e vendit.
Ndërsa, ka thënë se edhe këshilli i ri i propozuar përbëhet nga persona, të cilët janë me ndikim partiak të emëruar për interesa të grupeve të ngushta.
“Agjencia e Akreditimit ka mbetur tashmë pa organe drejtuese për disa muaj dhe si rrjedhojë të gjitha institucionet e arsimit të lartë të pa akredituara janë pra praktikisht të pa kontrolluara për sa i përket cilësisë. Një element shumë i rëndësishëm i cili vlen të theksohet është se vendimi për përjashtimin e agjencisë tonë të akreditimit ka ardhur pas ndikimit të letrës së kryetarit të kaluar, tashmë i shkarkuar nga qeveria aktuale, z,Blerim Rexha, person po ashtu partiak dhe vjen nga radhët e PDK-së. Edhe ankuesi, apo i shkarkuari vjen nga një eksperiencë të cilat e ka dëshmuar se ka pasur keqpërdorime në Këshill të Cilësisë. Pra, përkundër tendencës që të paraqitet se kanë bërë një punë të mirë ka jo pak raste kur janë pezulluar akreditime të programeve për tu lejuar pas disa ditëve apo pas disa javëve në mënyrë të heshtur nga po i njëjti këshill. Dhe po ashtu ka shumë regjistrime të studentëv e përtej kuotave të caktuara, madje me një përqindje jashtëzakonisht të madhe”, tha Nagavci.
Deputetja e Vetëvendosjes, tha se përgjigja që erdhi nga qeveria aktuale pas përjashtimit nuk ishte hetimi, shqyrtimi, vendosja para përgjegjësisë për shkeljet e bordit të kaluar, por shkarkimi plotësisht i paligjshëm dhe propozimi i një grupi tjetër, i cili është po aq partiak sa ky që u shkarkua.
“Kjo që po ndodh është në fakt një betejë në mes partive në pushtet për të favorizuar dhe kontrolluar bartësit e arsimit të lartë në vend. Me një qeveri të tillë të papërgjegjshme jo vetëm se nuk mund të pritet liberalizimi i vizave, por edhe ata studentë apo ato studente që do të gjejnë mënyrën e financimit, do të fitojnë bursa apo do të arrijnë t’i sigurojnë mundësitë për zhvillimin profesional jashtë vendit do të hasin në vështirësi të mëdha. Pikërisht për shkak të kontestimit të diplomave të tyre që mund tu bëhet. Përgjegjësia është e institucioneve të vendit në radhë të parë e qeverisë së Kosovë, pra edhe vetë kryeministrit Haradinaj i cili kishte urdhëruar shkarkimin e të gjithë anëtarëve të bordit në bllok, përfshirë edhe anëtarët ndërkombëtar dhe sigurisht edhe ministrit të arsimit”, tha deputetja e VV-së.
Përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë është bërë të martën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës