Ministria e Arsimit, Arbëria Nagavci, me rastin e fillimit të ri të vitit shkollor ka vizituar shkollën “Iliria” në Prishtinë.
Pasi u prit nga mësimdhënësit dhe nxënësit, ministrja pa nga afër procesin mësimor në klasën e parashkollorëve, ku nga ky vit është bërë i obligueshëm mësimi për fëmijët nga moshat pesë-gjashtë vjeçare. Ajo, po ashtu bëri të ditur se mbi 300 mijë fëmijë sot po fillojnë vitin e ri shkollor 2024\2025, derisa shtoi deri tani s’kanë pranuar asnjë shqetësim nga komunat.
“Më shumë se 300 mijë fëmijë sot do të fillojnë vitin e ri shkollor 2024/2025 me besimin e plotë për motivim dhe angazhim të mësimdhënësve. Uroj që të kenë shëndet dhe mbarësi në këtë fillim të vitit shkollor. Sivjet në të gjitha shkollat dhe komunat për herë të parë është bërë i obligueshëm mësimi për fëmijët nga moshat pesë në gjashtë vjet për parashkollorët. Sot ishim në vizitën e parë në klasën e parashkollorëve që të shohim a kanë arritur suksesshëm të bëjnë përgatitjet për këtë fillim të vitit shkollor. Nga drejtoresha dhe mësimdhënësit që na pritën janë reflektimet e para për entuziazmin e tyre se të gjitha përgatitjet janë realizuar me kohë, po ashtu dhe bashkëpunimi me prindër ka qenë në nivelin e duhur. Besoj se ky do të jetë një fillim premtues për rezultatet e fëmijëve tanë”, tha ajo.
Sipas saj, procesi i fillimit të ri të vitit shkollor po shkon mbarë dhe se s’ka asnjë raportim apo shqetësim për një gjë të tillë.
“Jemi në kontakte të vazhdueshme me komunat për të gjitha çështjet në mënyrë që fillimi i vitit të ri shkollorë të jetë i suksesshëm. Deri tani s’kemi ndonjë kërkesë apo shqetësim nga komunat, gjatë ditëve në vijim presim një raport nga komunat për gjithçka. Aty përfshihet furnizim me tekstet, fillimi i vitit të ri shkollor dhe numrin e nxënësve. Këtu janë bashkë me udhëheqësin e divizionit për arsimin parashkollor dhe si ministri s’kemi asnjë raportim apo shqetësim për fillimin e ri të vitit shkollor”, shtoi Nagavci.
Ajo po ashtu shtoi se edhe procesi i subvencionimit të teksteve mësimore është duke vijuar pa ndonjë parregullsi.
“Furnizimi me tekstet shkollore ka shkuar shumë mirë deri tani, me aq sa kemi informata. Nga sot deri në fund të javës kolegët nga ministria do të jenë në secilën prej komunave, por vlen të përmendët se nga asnjë komunë s’kemi ndonjë shkresë për ndonjë shqetësim që duhet pasur. Kërkesat individuale që janë paraqitur nga prindërit me rastin e aplikimit janë adresuar nga kolegët në ministri”, theksoi Nagavci.
Duke folur për mësimin gjithë ditorë në disa shkolla në kryeqytet, ajo uroi që të ketë sukses, derisa theksoi se një gjë të tillë e kishte nisur ajo në vitin 2015 sa ka qenë drejtoreshë e arsimit në kryeqytet.
“Riorganizimi i mësimit në objektet shkollore në Komunën e Prishtinës është një proces që e kemi filluar në vitin 2015, kur unë kam qenë drejtoreshë e arsimit në atë kohë. Jam e lumtur dhe uroj që të ketë suksese. Më vjen keq që janë humbur gjithë këto vite prej vitit 2015, pasi tani do të ishte më e lehtë dhe më shumë nxënës të përfshirë në këtë proces”, deklaroi Nagavci.
Sa i përket protestës së sotme të nxënësve dhe profesorëve të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku kërkuan që të mbajnë mësimin në objektin e vjetër dhe jo atë të gjimnazit matematikor, ministrja Nagavci kërkoi që në këtë riorganizim të përfshihen në diskutime të gjitha palët.
“Kërkesa dhe insistimi im ka qenë që komuna të përfshijë në të gjitha diskutimet dhe planifikimet, përfaqësuesit e këshillit të prindërve dhe të shkollave, në mënyrë që me kohë të ndahet të gjitha informatat dhe të bëhen pjesë e planifikimit…Mendoj se s’ka qenë një vendim i lehtë për shkak se Xhevdet Doda është një shkollë që ka një identitet të vetit”, përfundoi Nagavci.
Krahas shkollës “Iliria”, ministrja gjatë ditës vizitoi edhe shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës