Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë objektet e para që Drilon dhe Adnan Mjeku i shohin nga oborret e shtëpive të tyre në fshatin Shipitullë të Obiliqit, kurse në vend të cicërimave të zogjve dhe ajrit të pastër ata përballen me zhurmën e makinerisë dhe ajrin e ndotur.
Bashkë me këta dy Drilonin dhe Adnanin edhe rreth 150 banorët e mbetur të fshatit Shipitullë, të cilët jetojnë në zonën me interes të veçantë për nxjerrjen e qymyrit në Kosovë, janë duke kërkuar në vazhdimësi që të bëhet shpronësimi i shtëpive dhe tokave të tyre për shkak të këtyre problemeve.
Ekipi i Telegrafit qëndroi të mërkurën në Shipitullë, ku bashkëbisedoi me Adnanin, Drilonin dhe banorë të tjerë të fshatit, të cilët treguan hallet dhe shqetësimet e tyre për jetën e vështirësuar në këtë lokalitet.
Me zgjerimin e mihjes nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Adnan Mjeku tha se edhe jeta e tyre ka ndryshuar.
Mjeku tha se nuk ka kushte për jetë në këtë fshat. Ai kërkon nga institucionet e Kosovës shpronësimin e pronave.
“Neve, si banorë, na janë prish të gjitha kushtet e jetës me zgjerimin e mihjes së KEK-ut, në këtë zonë kadastrale të fshatit. 95 për qind të tokës bujqësore na e kanë marrë. Me afrimin e mihjes rrëzë shtëpive po kemi shumë zhurmë. Disa herë e kemi telefonu Policinë, mirëpo nuk ndërmarrin masa”, tha Mjeku, duke shtuar se kanë drejtuar shumë ankesa institucioneve përkatëse.
“Si pasojë e zgjerimit të mihjes është ndotur me të madhe ambienti nga pluhuri, nga zhurma, nga dridhjet e ekskavatorëve. Shumë na u kanë dëmtu pronat, shtëpitë”.

Ai tregoi se e kanë të ndaluar që të ndërtojnë shtëpi të reja e si pasojë e kësaj janë detyruar që të shpërngulen në komuna tjera.
“Si pasojë e këtyre, familjet pasi nuk kanë mundësi me ndërtu këtu, është e ndalume me ligj, janë detyru që të shpërngulen në komuna tjera, të bëjnë zgjidhje. Si pasojë e gjithë kësaj, na i kanë prishë krejt kushtet e jetës. E, po vazhdon të na rëndohet jeta në këtë fshat”, u shpreh ai.
Ai theksoi se edhe pse kanë dërguar ankesa e kërkesa për shpronësim dhe kanë mbajtur protesta, asnjë masë siç tha “nuk është marrë deri më sot”.
Adnan Mjeku tregoi se familjarët e tyre detyrohen që të marrin shërbime mjekësore në Obiliq ose në Fushë Kosovë, pasi siç u shpreh ambulanca e fshatit është mbyllur.
Mjeku gjithashtu tha se si pasojë tjetër e zhvillimit të minierës është mbyllë shkolla.
“Kjo për shkak se u dëmtua objekti, u prishë rruga, është mbyllë ambulanca. Transport publik nuk ka. Për këta banorë edhe secilën herë më shumë ka fillu me iu rëndu jeta. Si familje që 17 herë jena në procese të shpronësimit, veç po shkojmë duke u varfëruar secilën herë e më shumë”, tha Mjeku.
Edhe Drilon Mjeku tregoi se dëmet që iu janë shkaktuar janë shumë të mëdha dhe të parikuperueshme.

Ai tha se e kanë të pamundur që të jetojnë me kushtet në të cilat janë.
“Prindërit i kam të vjetër. Dy fëmija që i kam, janë të dytë në shkollë. Nuk ka jetë këtu.
Zhurmën po e dëgjoni të ekskavatori. 24 orë nuk ndalet. Këtu nuk ka jetë, këtu nuk mundesh me jetu, as prej zhurmës… U ça shtëpia… I kisha lut me na u bo zgjidhje se s’kemi nga me ia mbajt. Jena mbet veç në mëshirën e Zotit”, tha ndër të tjera Drilon Mjeku.
Nga ana tjetër, Adnan Mjeku po ashtu tregoi edhe për bllokimin e rrugës që të dërgon në fshatin Shipitullë.
Ai tha se tash e frekuentojnë një rrugë tjetër, e cila është më e gjatë për 20 minuta, duke iu vështirësuar edhe më shumë lëvizjen për të kryer shërbimet.

“Kjo është e bllokueme nga KEK-u për shkak të zgjerimit të mihjes. E ka blloku qe disa javë edhe me bllokim të rrugës e ka vështirësua tej mase jetën e këtyre banorëve të kësaj zone”, tha Mjeku për Telegrafin.
Ndryshe, qymyri përdoret nga ndërmarrja publike KEK-u për dy termocentrale që prodhojnë energji elektrike.
Fshatrat Hade dhe Shipitullë ishin shpallur zona me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të KEK-ut në vitin 2004, për t’u rikonfirmuar edhe një herë në vitin 2009.
Sipas këtyre shpalljeve, në këto zona ishte ndaluar të bëheshin ndërtime të reja nga banorët, në mënyrë që të mos krijoheshin kosto shtesë të shpronësimit.
Prodhimi vendor i energjisë elektrike në Kosovë është në shumicë i varur nga puna e dy termocentraleve që gjenden në zonën e Obiliqit.
Ndërkaq, puna e termocentraleve varet nga mihja e qymyrit, që bëhet kryesisht në atë zonë.
Shpronësimi i pronave private për mihje bëhet nëpër faza disavjeçare, sipas nevojave të KEK-ut, me vendime nga disa institucione, përfshirë Qeverinë.
Rreth vitit 2017, mihja u zgjerua në zonën e Shipitullës fillimisht me shpronësim të tokave pa ndërtime.
Korporata Energjetike e Kosovës dy javë më parë përmes një njoftimi zyrtarë kishte bërë të ditur se përvetësimi i tokës për nevoja xehetare (përmes Zhvendosjes/Shpronësimit) nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM).
Sa i përket shqetësimeve (pretendimeve) të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK-u thotë se të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi