LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët në Rusi kundër Shën Valentinit

Myslimanët në Rusi kundër Shën Valentinit

Liderët mysliman në Rusi i bënë thirrej besimtarëve ta bojkotojnë ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt, duke thënë se kjo ditë “promovon amoralitetin dhe nihilizmin”.

Një këshill i liderëve myslimanë në Rusi, në rajonin Nizhny Novogorod, lëshoi një komunikatë për media ku bën thirrje për “ndalim” të festimit të Ditës së Shën Valentinit, e cila është bërë e popullarizuar në Rusi edhe pse nuk është një festë zyrtare.

“I bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve dhe njerëzve të ndershëm të mos e festojnë këtë ditë, pasi ajo është jo vetëm në kundërshtim me normat e fesë islame, por po ashtu është edhe kundër moralit njerëzor”, thuhet në deklaratë.

Liderët myslimanë i bënë thirrje drejtorëve të shkollave në atë rajon të anulojnë çdo festim “për arsye morale dhe etike”. /Telegrafi/