LAJMI I FUNDIT:

Mysafirët e hotelit vet caktojnë çmimin e dhomës

Mysafirët e hotelit vet caktojnë çmimin e dhomës

Në kuadër të fushatës së hotelit të ri në Singapor, zinxhiri i hoteleve “Ibis” mysafirëve të vet u ka ofruar mundësinë të caktojnë vet çmimin e akomodimit. Duke hyrë në faqen e internetit të hotelit, ata mund të rezervojnë dhomën me çmimin të cilin janë të gatshëm ta paguajnë.

Zakonisht, rezervimi në hotelet "Ibis" kushton 92 dollarë amerikanë, por mysafirëve u është mundësuar që deri në mesin e muajit shkurt, kur hapet hoteli i ri, të bëjnë rezervimin sipas tarifës jashtë çdo konkurrence.

"Në një mënyrë kjo është përgjigje në krizën financiare botërore, por njëkohësisht edhe mënyra më e mirë për të vlerësuar vlerën e tregut", ka deklaruar drejtori i marketingut të zinxhirit të hoteleve "Ibis".

"Kemi pritur që njerëzit do të bëjnë rezervime me nga një dollarë, por kemi marr oferta prej 70 e 80 dollarëve. Kjo është një befasi e mirë dhe vërtetim se mysafirët tonë vlerësojnë shërbimit tona", ka thënë ai.