LAJMI I FUNDIT:

Mustafi rikthehet me gol, Arsenali triumfon ndaj Tottenhamit (Foto/Video)

Mustafi rikthehet me gol, Arsenali triumfon ndaj Tottenhamit (Foto/Video)

Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 12 të Ligës Premier.

Gunnersat kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “The Emirates” kundër Tottenham Hotspurs me rezultat 2-0.

Vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë të takimit, por hasën në mbrojtjen e fortë të mysafirëve deri dhjetë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë.


Festa e Shkodran Mustafit pas realizimit të golit

Ishte Shkodran Mustafi, ai i cili realizoi gol me kokë në 35 minutë pas një harkimi të Mesut Ozilit.

Pesë minuta më vonë pas një kombinimi të mirë mes Alexandre Lacazettes dhe Alexis Sanchezit, ky i fundit ngriti epërsinë në dy gola.

Edhe pjesa e dytë rezultoi me aksione të shpejta dhe lojë të bukur, por nuk u realizua asnjë gol i vetëm.

Në 45 minutshin e dytë rastin më të mirë e pati golashënuesi i dytë Sanchez, i cili dështoi para portierit Hugo LLoris në të 75 minutë.

Dele Alli dhe Harry Kane të dëshpëruar me humbjen

Megjithëse në sekondat e fundit Sanchez ishte sërish para portierit të Tottenhamit, takimi përfundoi në dobi të Arsenalit me rezultat 2-0.

Pas kësaj, Arsenali zë pozitën e pestë të renditjet tabelore të ligës elitare angleze me 22 pikë ndërsa Spursat pozicionohen të tretit me 23 pikë.

Theksojmë se takimin e radhës “Topçinjtë” do ta luajnë si mysafirë të Burnleyt gjersa Tottenham e pret West Bromwich Albionin. /Telegrafi/

https://youtu.be/2YaY49BilEc?t=1

https://youtu.be/-nD16SzCU6U?t=1