LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vjosa Osmani ende është kandidate për kryeministre

Mustafa: Vjosa Osmani ende është kandidate për kryeministre

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se Vjosa Osmani për LDK-në është ende kandidate për kryeministre e jo për ministre të jashtme.

Këto deklarata i dha në RTV21, pas deklaratave të kandidatit për kryeministër të LVV-së, Albin Kurti se Vjosa do ta kryente me shumë përgjegjësi qoftë postin e ministres së jashtme apo si kryeparlamentare.

“Tani zonja Osmani akoma është kandidate për kryeministre, për neve është kandidate për kryeministre. Sepse përderisa nuk përfundon i gjithë procesi, përderisa nuk shpallen të gjitha rezultatet, të mos certifikohen, do të thotë se zonja Osmani mbetet kandidate për kryeministre dhe ne nuk diskutojmë për asnjë pozitë tjetër përderisa kjo të mos përfundojë. Ndërsa sa i përket ministrisë së jashtme, do të thotë ne nuk kemi ndarë ministri, prandaj kurrkush nuk mund ta caktojë apriori zonjën Osmani si ministre të punëve të jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë ministrinë e jashtme. A do ta marrim, a s’do ta marrim prapë mbetet çështje që ne do ta vlerësojmë brenda LDK-së dhe partnerin tjetër”, tha Mustafa dhe shtoi se do të jenë të kujdesshëm që Osmani ta merr pozitën e cila asaj i takon si kandidate e LDK-së për kryeministre.


Ndërsa, i pyetur se a e sheh si zëvendëskryeministre, Mustafa tha se duhet të diskutohet brenda partisë.

Në këtë intervistë Mustafa po ashtu tha se nëse nuk arrihet koalicioni mes dy partive, LDK-ja shkon në opozitë.

Dy partitë, VV dhe LDK dje e mbajtën takimin e katërt me radhë për të harmonizuar programin e mundshëm të Qeverisë së ardhshme. Pas takimit u vlerësua se të këto dy parti kanë pajtueshmëri për sektorin e sigurisë dhe për sundimin e ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori