Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të martën në një takim me qytetarët e Lugut të Baranit, se me këtë përkrahje që po e shohim, është e qartë se Gazmend Muhaxheri do të jetë zgjedhja e qytetarëve edhe për mandatin e ardhshëm, madje edhe për shumë mandate tjera.
“Për gjithë këto të arritura, vlera nuk është vetëm te Gazmend Muhaxheri dhe asambleistët e LDK-së, por vlera është tek ju që keni besuar tek ata, kjo është vlerë shumë më e madhe”, është shprehur Mustafa.
“Ju të Lugut të Baranit nuk shquheni vetëm për demokraci, por edhe për kontributin e madh që e keni dhënë për çlirimin e vendit, edhe për brigadën që e keni mbajtur edhe për luftën që e keni zhvilluar. Të gjithë ju, edhe heronjtë tanë, siç ka qenë Tahir Zemaj dhe të tjerët, meritojnë respekt të madh. Kjo është fuqia jonë, sepse ne na bëjnë bashkë punët e mira. E nëse shfletohen punët e mira që ka bërë Gazmend Muhaxheri shihet se janë punë të një shekulli dhe puna e tij do ta vulosë fatin e Pejës dhe Lugut të Baranit e me këto punë nuk do të mburret vetëm Peja, por e tërë Kosova”, është shprehur kryetari i LDK-së.
Sipas një njoftimi, ai ka thënë se Muhaxheri i ka përballuar edhe sulmet e pengesat nga më të ndryshmet.
Edhe Mustafa ka thënë se pret që Muhaxheri të fitojë në rundin e parë, madje me 60 për qind, ndërsa pjesa e tjetër do t’u lihet të tjerëve, siç ka thënë ai ”vetëm për hir të demokracisë dhe jo pse e meritojnë”.
Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka nisur fjalimin e tij duke përkujtuar besën që ua kishte dhënë qytetarëve katër vjet më parë.
“Sot e kërkojmë votën tuaj në besë dhe fjalë për punën që e kemi kryer në Lugun e Baranit dhe kudo në Pejë. Kemi shtruar 307 kilometra rrugë, kemi punuar tri shkolla të mesme, diçka që në Pejë nuk ka ndodhur për 40 vjet, kemi punuar shtatë salla të edukatës fizike dhe kjo është njëra prej tyre dhe më e bukura, kemi kryer 51 mijë metra kanale të ujitjes në secilin fshat e në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë edhe më fuqishëm, kemi kryer 61 mijë metra kanalizim e do të vazhdojmë edhe aty ku ka mbetur për t’u kryer”, ka thënë Muhaxheri.
Ai ka shtuar se Komuna e Pejës ka nevojë edhe për katër shkolla, tri fillore dhe për gjimnazin shoqëror.
“Për ta zhvilluar këtë vend më tutje, ne do ta ndërtojmë teleferikun, që banorët e Deçanit, Istogut e Klinës të mos mendojnë zhvendosjen në Prishtinë, por në Pejë, sepse po punojmë për një Pejë lider në regjion”, ka theksuar Muaxheri.
Ai ka shtuar se nuk premton shumë, por ka thënë me bindje se Barani do ta ketë fushën sportive, Gllogjani do ta ketë një sallë si kjo në Baran dhe kudo që të nevojitet dora e shtetit për të ndihmuar, Komuna e Pejës do të jetë e gatshme.
Muaxheri ka kërkuar votën edhe për asambleistët e LDK-së, të cilët i ka vlerësuar si më të mirët për Pejën. Muhaxheri është shprehur i bindur se më 22 tetor do të fitojë pa balotazh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker