Lideri i LDK-së Isa Mustafa pas procedimit të Demarkacionit në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës, thotë se ajo që ka ndodhur në Qeveri sot është diçka e parëndomtë, pasi që nuk është e qartë se çka Haradinaj ka dërguar në Kuvend, marrëveshjen e vitit 2015, apo diçka tjetër.
Ndërsa thotë se komisioni me të gjeturat e tij, nuk ka sjellë asgjë të re.
“Ne kemi përcjell sot deklaratat që kanë dalë në Qeveri dhe kushtimisht, të them të gjeturat e komisionit të ri tani. Nuk kemi parë asnjë të re, asnjë të gjetur, përpos atyre që janë thënë dhe përpara. Problemi themelor është i kriterit. Sepse këtu nuk ka kriter, të cilit i përmbahet ky komision. A është kriteri i hartave topografike, a është kriteri kadastral. Të gjitha vendet e ish Jugosllavisë kufijtë i kanë përcaktuar mbi kriterin kadastral ashtu siç ka vepruar dhe komisioni jonë. Po ashtu ka ndodhur një sjellje e paremdomtë në qeveri.
Sepse është dashur që të dihet se a po i dërgohet kuvendit ligji mbi ratifikimin e marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2015. Apo po i dërgohet diçka tjetër. Sepse nuk mund të përzihen një raport i komisionit me marrëveshjen që është nënshkruar me Malin e Zi. Në qoftëse kryeministri e ka dërguar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet palës kosovare dhe Malit të zi, atëherë kryeministri ka pranuar atë marrëveshje. Sepse është nënshkruar si një projektligj, i cili e pranon që marrëveshja t’i shkoj Kuvendit. Ndryshe do ta kemi një kryeministër i cili ndryshe sillet në qeveri dhe ndryshe në Parlament”, tha Mustafa.
Mustafa tha se presin sqarim nga kryeministri se çfarë ai ka dërguar në Kuvend. Ndërsa pas kësaj thotë se LDK do të marrë qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Ai thotë se ata kanë qenë pjesë e një marrëveshje të tillë dhe se atëherë nuk kanë pasur vërejtje substanciale në marrëveshje, të cilën e kanë pranuar si të saktë dhe SHBA-të, komisioni ndërkombëtar dhe ai qeveritar, për matjen e territorit.
Ndërkaq thekson se dikush duhet t’i tregoj qytetarëve dhe këtij vendi, se pse ka manipuluar me të. Pse ka shfrytëzuar atë si kauzë, për të ardhur në pushtet dhe pas asaj LDK do të marrë qëndrim dhe përgjegjësi para qytetarëve.
“ Ne presim së pari të sqarohet vet kryeministri, se çka ka dërgu në Kuvend. Është përgjegjës ai për nënshkrimin e tij, në projektligj sepse kryeministri nënshkruan projektligjin i cili i shkon Kuvendit, apo ka shkuar vetëm sa ta sfidojë Kuvendin. Pasi t’i sqarojë këto, atëherë ne pastaj me Grupin tonë parlamentar do ta diskutojmë do të marrim qëndrim.
Për ne është me rëndësi themelore që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm. është me rëndësi themelore që e vërteta të dal në shesh. Sot kërkush s’ka fol se a i kemi humb as 8 mijë as 8200 hektarë. Do të thotë s’ka fol për hektarët. Ndërsa për hektarët është kallë Prishtina dhe Kosova, duke i bindur qytetarët se Kosova ka humb territor. Se dikush e ka shit territorin. Ne presim që edhe Bulliqi edhe shokët e Bulliqit të dalin e t’i gjejnë hektarët për të cilët ata dëshmonin përpara se i ka humb Kosova”, tha Mustafa.
Qeveria e Kosovës sot ka dërguar në Kuvend projektligjin për demarkacion si dhe raportin e komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi që kryesohet nga Shpejtim Bulliqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët