LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Qytetarët ndjehen të sigurt në shtetin e tyre

Mustafa: Qytetarët ndjehen të sigurt në shtetin e tyre

Kryemnistri i Kosovës Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është duke shkuar në rrugën e duhur, dhe sipas tij këtë e tregojnë plotësimi i rekomandimeve për liberalizim dhe marrëveshja e MSA-së.

“Kosova është në rrugë të mbarë. Para dy ditësh filloi aplikimi i marrëveshjes së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, MSA-së. Në fund të muajit të kaluar përmbyllëm edhe ato pak rekomandime të mbetura për liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi të zbres çmimin e energjisë elektrike për sektorin e ekonomisë, përfshirë edhe Trepçën dhe Feronikelin, ndërkaq nuk u shtrenjtua energjia për qytetarë”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij bizneset shprehen pozitivisht për masat e politikave ekonomike dhe politikave fiskale dhe për efektet pozitive të këtyre masave në të bërit biznes në Kosovë, transmeton Koha.net. Ndërsa ka shtuar se, “njerëzit tanë po punojnë, në bujqësi, në prodhim, në tregti, në shërbime; po rritet edhe efiçenca e shërbimit civil”.


Kryeministri i Kosovës më pas ka thënë se janë përmbushur të gjitha detyrimet kontraktuale, dhe investimet në vitin që lamë pas ishin shumë të mëdha në krahasim me vitet e kaluara, dhe sipas tij qytetarët ndjehen të sigurt.

“Vitin që shkoi e përmbyllëm me stabilitet të plotë buxhetor, kundrejt rritjes së ndihmave sociale, siguruam fonde për rritjen e pensioneve për kontributdhënësit dhe përfunduam të gjitha detyrimet kontraktuale. Fluksi i investimeve të jashtme të drejtpërdrejta ishte më i madh krahasuar me shumë vite më parë. Qytetarët ndjehen të sigurt në shtetin e tyre”, ka thënë ai.

Të gjitha këto sipas tij duhet të shihen si ecuri e mirë dhe vlerësohen, dhe ka shtuar se zhvillimi ekonomik është bazë për zhvillimin e Kosovës.

“Është mirë që këto ecuri t’i shohim, ta vlerësojmë veten dhe vendin tonë. Të ndihmojmë të gjithë për një ambient tërheqës për investime dhe zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik do të jetë bazë e fortë e zhvillimit arsimor e shëndetësor, për ndërtim të infrastrukturës rrugore, shkollore, sportive e kulturore, për stabilitet politik e social dhe do të konvergjojë me forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Mustafa.

Ai më tutje ka thënë se, “duhet ta respektojmë veten që të na respektojnë të tjerët. Qytetarët dhe vendi ynë meriton më shumë respekt”.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori