LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Qumështarët kanë probleme me aftësinë konkurruese

Mustafa: Qumështarët kanë probleme me aftësinë konkurruese

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Muhamet Mustafa, ka thënë se në sektorin e qumështit duhet të rregullohet shumëçka.
Ai ka treguar se sot kanë pasur një mbledhje të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku është diskutuar edhe problemi i qumështarëve, duke treguar se kanë angazhuar edhe një ekspert të pavarur dhe një organizatë për t’i identifikuar problemet.

Mustafa ka shkruar në Facebook se po ashtu qumështarët duhet ta rrisin aftësinë konkurruese dhe mos t’i shohin problemet vetëm jashtë tyre. “Në ketë sektor duhet rregulluar shumëçka e deri te çështjet më bazike, si për shembull sa i përmbush nevojat prodhimi vendor me qumësht dhe produkte të qumështit ? Sipas te dhënave nga MBZHR diku 80 për qind . Kjo u kontestua nga pjesëmarrës tjerë dhe shoqatat që vlerësonin 50-60 për qind. Vetëm kjo mospërputhje tregon për një situatë brengosëse. Sepse politikat që duhet të marrë një shtet lidhur me një sektor dallojnë shumë kur nevojat vendore përmbushen 50 për qind apo 80 për qind”.

Sipas tij, prodhuesit vendor, kanë problem me aftësinë konkurruese dhe e neglizhojnë atë dhe gjithë problemet i shohim jashtë vetes. “Ata nuk kanë edhe mbrojtjen e duhur të konkurrencës fer, nuk kanë mbrojtje nga produktet e ndryshme që shiten me çmime dumping , nuk kanë një mbrojtje sezonale ose me taksa nga produktet me origjine bimore që shiten si substitute, bile edhe me tiketa jokorrekte. Kosova ka disa sektorë te ri industrial premtues ku mund të ndërtojë aftësi konkurruese dhe duhet të gjejë instrumente ti mbrojë nga konkurrenca jo fer dhe te rrit aftësinë e tyre konkurruese”, thekson Mustafa.
Profesori i ekonomisë thekson problem në vete janë importuesit e këtyre produkteve që shpesh here gjejnë më shumë “mirëkuptim “ se sa prodhuesit vendor në emër “të tregut të lire”.


“Mbledhja e sotme na ofroi mjaft të dhëna që të aprovojmë rekomandimet e duhura në Kuvend për të zhvilluar këtë sektor në interes të prodhuesve e përpunuesve të këtij sektori po gjithsesi edhe të konsumatorëve. Përndryshe sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit ka një rendësi strategjike për zhvillimin e shumë sektorëve tjerë në bujqësi dhe blegtori, ndaj është koha që të merr vëmendjen e duhur”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori