Isa Mustafa, kryetar i LDK-së dhe kryeministër, gjatë fjalimit të tij në përvjetorin e 27-të Degës së tretë të LDK-së, ka thënë se prania e madhe e njerëzve në tubime, e tregon se LDK-ja është e para. Ai ka numëruar disa ide dhe projekte, të cilat sot janë jetësuar në kryeqytet, të cilat ishin projekte të LDK-së.
Mustafa po ashtu ka përmendur marrëveshjen me Bashkimin Evropian, si kontratë e parë e realizuar gjatë qeverisjes së tij.
“Kjo pjesëmarrje tregon mënyrën më të mirë përkushtimin e anëtarësisë së LDK-së, edhe përkrahjen që qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës ia japin LDK-së, argumentet tona se jemi parti e parë. Ne nuk porosisim që të bëhen sipas dëshirave tona, por i ftojmë njerëzit tanë që të marrin pjesë në tubime tona, që të përkrahin programin e LDK-së, që të përkrahin punën tonë dhe orientimet tona dhe që të na përkrahin që ne t’i realizojmë të gjitha qëllimet dhe synimet tona, projektet tona dhe premtimet që ne u kemi dhënë qytetarëve”, tha Mustafa.
Ai ka shtuar se të gjitha projektet në Prishtinë kanë qenë të ideuara nga LDK-ja.
“Ne dëshirojmë ta mbajmë rrugën tonë, ta ndjellim programin tonë. Ky program, do ta merrte dhe do ta merr, përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Prishtinës. LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet këtu, LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, do t’i vazhdojë projektet, të cilat fatkeqësisht janë ndërprerë në Prishtinë. Dhe se gjithë ajo çka është kapitale në Prishtinë, është ideuar, projektuar nga LDK-ja. Ne e kemi ideuar një projekt shumë të madh të kogjenerimit të qytetit, që është sukses shekullor për Prishtinën, i kemi siguruar mjetet dhe është realizuar investimi. Ne e kemi nënshkruar dhe e kemi projektuar projektin e ujësjellësit të ri për Prishtinën dhe për fat të mirë, ai përfundoi para tre ditësh. Ne e kemi filluar idenë e transportit urban, konceptin e autobusëve të rijnë dhe për fat të mirë u realizua”, tha Mustafa, rporton KP.
Ai nuk harroi të përmend edhe arritjet që i ka korrë në qeverisje, duke e përmendur si sukses Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asoocim me Bashkimin Evropian, ndërsa të pa drejtë e ka quajtur kushtin për liberalizim të vizave.
“Ne kemi arritur që në këtë mandat të qeverisjes, që të arrijmë marrëveshjen e parë më Bashkimin Evropian, si kontratë të parë ndërkombëtare. Kemi arritur që t’i plotësojmë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, mangu një kusht që pa të drejtë iu ka vënë Kosovës, po të cilin duhet ta kapërcejmë dhe t’iu sigurojmë qytetarëve tanë lëvizje të lirë. Ne kemi siguruar normën më të larët të zhvillimit ekonomik gjatë dy viteve, më të madhen në rajon”, tha Mustafa
Ndërsa kryetari i degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci tregoi se në këtë përvjetor kanë qenë të ftuar edhe Fatmir Sejdiu, ish Presidenti i Kosovës, por që ai për shkak të udhëtimit nuk ka mund të jetë prezent. Po ashtu për shkaqe shëndetësore, nuk kanë mund të marrin pjesë edhe Nexhat Daci e Kol Berisha, dy ish kryetarë të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe kjo degë e LDK-së e mban emrin e ish Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, pasi ai ka qenë edhe anëtar i kësaj dege, raporton KosovaPress./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet