Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2016”.
Në këtë ngjare të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe të përkrahur nga Qeveria e Kosovës, të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shefi ekzekutiv i Asociacionit Evropian të Odave të Tregtisë dhe Industrisë, EUROCHAMBRES, Arnaldo Abruzzini, përfaqësuesit e odave ekonomike të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar rëndësinë prioritare që Qeveria e Kosovës, përmes Programit të saj Qeverisës, i ka dhënë zhvillimit ekonomik, veçmas në fushën e bujqësisë.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi të arriturat në këtë fushë, në pikëpamje të rendimenteve të realizuara por edhe të bashkëpunimit me prodhuesit bujqësor.
“Kemi ndarë subvencione dhe grante të rëndësishme në këtë fushë dhe kemi krijuar një strukturë të prodhimit bujqësor të cilën nuk e kemi pasur më parë, që është edhe kontribut i bashkëpunimit ndërkombëtar, sepse kemi pas një përkrahje të mirë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ekonomik-USAID-it, dhe të agjencioneve tjera”, theksoi kryeministri.
Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen në fushën e ekonomisë, duke vënë theksin në nevojën për të rritur prodhimtarinë e brendshme, në përpunimin e produkteve bujqësore dhe rritjen e eksportit dhe cilësisë së produkteve në eksport.
“Në këtë aspekt, unë jam i kënaqur me trendin e tanishëm, sepse kemi trend të rritjes së eksportit, kemi trend të rritjes ekonomike prej rreth 4 për qind ose mbi 4 për qind këtë vit, dhe kemi trend të bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar me vendet fqinje, me tregun në regjion. Tani po përgatitemi që të jemi konkurrentë edhe në tregun evropian mbi bazën e aktivizimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”, tha kryeministri Mustafa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Donald Trump krijoi Fondin Sovran – cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?