LAJMI I FUNDIT:

Mustafa priti ambasadorin e Maltës

Mustafa priti ambasadorin e Maltës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis.

Mustafa e njoftoi ambasadorin Pulis për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e reformat e Qeverisë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, transmeton Telegrafi.

Kryeministri e falënderoi ambasadorin Pulis për përkrahjen dhe kontributin e Maltës për Kosovën.


Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. /Telegrafi/