LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk kemi ngrirje të qëndrimeve me LVV-në për pozita të caktuara

Mustafa: Nuk kemi ngrirje të qëndrimeve me LVV-në për pozita të caktuara

Pas përfundimit të takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka folur para mediave.

Ai ka thënë se ky takim ishte që të njoftohen kryetarët e degëve lidhur me ecurinë e bisedave që po i zhvillojnë me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm qeverisës.

“Meqenëse procesi i bisedimeve po vazhdon edhe më tutje, dhe çdo ulje në tavolinë nënkupton mundësinë që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se mospajtimet kanë edhe pajtime.


Mustafa ka shtuar se deri më tani me LVV-në janë pajtuar për planin qeverisës dhe për një pjesë të ndarjes së përgjegjësive.

“Kanë mbetur edhe disa çështje që ti diskutojmë edhe më tutje. Ajo që ne në LDK vlerësojmë që është themelore është që ne ta shtojmë mirëbesimin dhe respektin reciprok, se ne si partnerë të ardhshëm duhet të kemi besim dhe nëse ky besim mungon atëherë do të kemi problem në lidhjen e marrëveshjes së koalicionit atëherë këto probleme do të shpërfaqen edhe më vonë”, u shpreh Mustafa, transmeton Telegrafi.

I pari i LDK-së, tha se nuk kanë ngrirje të qëndrimeve sa i përket pozitave të caktuara.

Ai shtoi se edhe çështja e presidentit është parimore.

“Çështja e presidentit mendojmë se është parimore, dhe është çështje e mirëbesimit ndërmjet nesh më mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë dhe asnjëra të mos del super e fuqishme nga ky koalicion”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se kjo është kërkesa e tyre e vetme.

Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë kërkesë apo formulë personale në takimet që kanë zhvilluar deri tani.

I pyetur për emrin e presidentit, Mustafa ka thënë se zgjedhjet për president nuk janë tani.

“Ne zgjedhjet për president nuk i kemi tani, dhe kur i vjen koha organet e LDK-së do ta bëjnë publik edhe emrin për president. Nëse ne kemi besim si LDK që ta votojmë z.Kurti për kryeministër, atëherë presim që një besim të tillë duhet ta ketë edhe partneri jonë ndaj LDK-së, por nuk dyshojmë për këtë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se për sot nuk kanë caktuar takim.

“Për takime merremi vesh drejtpërdrejt unë dhe z.Kurti, dhe do të jemi transparent ndaj jush”, tha Mustafa para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori