LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk ka qenë qëllimi që të politizohen bordet

Mustafa: Nuk ka qenë qëllimi që të politizohen bordet

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë organizoi konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat, ku u diskutua plani i Qeverisë së Kosovës drejt zhvillimit të sektorit privat.

Kryeministri Isa Mustafa me këtë rast tha se trendi i investimeve të huaja ka shënuar ngritje në vitin 2015, por sipas tij situata politike në vend nuk është e favorshme për investime direkte.

Ai tha se në vitin e kaluar janë punësuar 16 mijë persona në shumë sektorë dhe janë të përkushtuar që të zbusin varfërinë dhe papunësinë edhe më tej. Mustafa tha se prioritet për këtë vit është luftimi i ekonomisë joformale, përgatitja për fillimin e projektit “Kosova e Re” dhe përkrahja e bizneseve me reformën fiskale që është bërë vitin e kaluar. “Kemi vlerësuar se kemi trende pozitive për sa i përket investimeve të huaja direkte, sepse në vitin 2015 kemi arrit që investimet e huaja të jenë më të mëdha, natyrisht se situata politike të ciline e kemi ne nuk është shumë e favorshme për tërheqje të investimeve të huaja. Mirëpo, duhet t’i bëjë apel edhe këtu të gjithëve që t’i japim një pasqyrë më të mirë dhe siguri për investimet direkte në mënyrë që edhe nga këto investime varet edhe realizimi i objektivave tona”, tha kryeministri Mustafa.


Ai ka folur edhe për kompletimin e bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe për kritikat që i kanë marrë për politizimin e bordeve. Në lidhje me politizimin e bordeve ai tha se në Kosovë nuk ka asgjë apolitike. Sipas tij edhe shoqëria civile i takon një rryme apo një përkrahje të caktuar politike.

“Edhe pse jemi vonuar kemi arrit që ti kompletojmë të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, të kompletojmë pjesën më të madhe të bordeve të Agjencive të Pavarura. Kemi pasur kritika nga shoqëria civile kryesisht për politizimin e bordeve dhe ndërmarrjeve publike. Mund t’ju them se nuk ka qenë qëllimi ynë që t’i politizojmë, mirëpo në Kosovë s’ka asgjë apolitike. Kë ta merresh diku gjendet edhe në shoqëri civile nëse është prapë i takon një rryme apo një përkrahje të caktuar politike”, tha Mustafa.

Ai tha se për këtë vit qeveria mendon se fokusimi themelor duhet të jetë në zhvillimin ekonomik. Ai tha se mbetet që në fushën e ekonomisë të luftohet ekonomia jo formale, përgatitja për fillimin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” dhe të aplikohet Ligji për Investime Strategjike. Mustafa tha se pritet që gjatë kësaj jave të diskutohet lidhur me kombinatin “Trepça”.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se në 10 mujorin e parë të vitit 2015 ka pasur mbi 300 milionë euro investime të huaja. Ajo tha se sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës vetëm në 10 muajt e vitit 20 15 është arritur që të tejkalojnë 300 milionë euro investime, ndonëse sipas saj niveli i eksporteve ka mbetur i ulët dhe prapë Kosova gjendet në një bilanc tregtar shumë negativ

“Përkundër sfidave të shumta që kemi pasur edhe ne si institucione por edhe ju si biznese, mendojmë që viti 2015 një vit në përgjithësi pozitiv. Është përmirësuar edhe më tutje ambienti i biznesit duke përafruar legjislacionin tonë me ligjet e BE-së… Sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës vetëm në 10 muajt e vitit 2015 ne kemi arritur që të tejkalojmë 300 milionë investime. Ndonëse niveli i eksporteve ka mbetur i ulët dhe prapë Kosova gjendet në një bilanc tregtar shumë negativ dhe për këtë duhet të punojmë së bashku që ky bilanc negativ të përmirësohet”, tha ministrja Bajrami.

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi duke folur për investimet në bujqësi tha se janë punësuar 2500 persona në këtë sektor. Sipas tij janë mbështetur në vitin 2015 mbi 37 mijë fermerë me pagesa direkte si dhe me grante investive me një buxhet total prej rreth 43 milionë euro dhe për veç kësaj shume të investimeve të drejtpërdrejta të Qeverisë janë gjeneruar dhe nxitur investime prej 12 milionë euro nga ana e fermerëve përfitues. Në total nga programet mbështetëse për fermerët është arritur që të ketë investime në sektorin bujqësisë në total prej rreth 60 milionë euro.

“Është një vlerësim konzervativ që janë hapur së paku 2 mijë e 500 vende të reja të punës të qëndrueshme në vitin 2015 në sektorin e bujqësisë, por po ashtu është e rëndësishme të thuhet se është shtuar edhe sipërfaqja e tokës së punuar. Janë shtuar produkte të reja në treg, është ngritur cilësia e produkteve të përpunuara veçanërisht, por është rritur edhe një zhvillim pozitiv edhe tek realizimi i objektivit tonë që ndërlidhet me zëvendësimin e importeve”, tha Krasniqi.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se janë duke i mbështetur bizneset me ligje të reja për funksionimin dhe lehtësimin e tyre. Ai tha se janë duke i shikuar mundësitë që të rikthejnë Bordin e Pavarur për Ankesa të bizneseve pas kërkesës së komunitetit të bizneseve. Edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka shpalosur projektet që janë të nisura më herët dhe për projektet që do të nisin këtë vit. Ai ka prezantuar 11 projektet që do të fillojnë së zbatuari, që bëjnë pjesë ato energjetike dhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori