LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Në agjencionet e pavarura dhe ato qeveritare nuk do të ketë më nepotizëm

Mustafa: Në agjencionet e pavarura dhe ato qeveritare nuk do të ketë më nepotizëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, i cili i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të agjencioneve të pavarura.

Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke falënderuar Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kuvendin e Kosovës për kontributin dhe bashkërenditjen.

“Është në interes të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ne t’i bëjmë zgjidhjet më të mira sa i përket kuadrove që do të vihen në krye të agjencioneve të pavarura, në krye të agjencioneve qeveritare, por edhe në vende të tjera”, tha kryeministri, duke shtuar se do të bëhen zgjidhjet më të mira duke respektuar anën profesionale, ekspertizën e njerëzve, të cilët do të udhëheqin me këto institucione dhe me kompani publike dhe me agjencione.


Mustafa më tutje ka vlerësuar se zgjidhjet e tilla gjithmonë janë zgjidhjet më të mira të cilat kontribuojnë edhe në implementimin e programit qeveritar dhe të synimeve zhvillimore dhe të zhvillimit demokratik të vendit.

“Qeveria do të jetë e përkushtuar që bashkërisht të punojë që të bëjmë zgjidhjet më të mira dhe po ashtu që të përplotësojmë disa vërejtje të cilat janë dhënë deri më tani edhe në raportin e progresit, vërejtje të cilat i kemi pas edhe ne bashkërisht edhe me kryetarin e Kuvendit në këtë fushë, dhe për të cilat jemi zotuar se ne do të bëjmë ndryshime karshi kërkesave të opinionit publik dhe karshi nevojave që ne duhet t’i bëjmë për ndryshime pozitive”, tha kryeministri Mustafa./Telegrafi/

unnamed (8)

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori