Analisti politik nga Shqipëria, Mustafa Nano, ka dalë pro paraqitjes së këngëtarit boshnjak me identitet serb në Festën e Birrës në Korçë.
Ish autori i emisionit me titull kontravers “Provokacija” në ABC News, ndërsa tani autor i emisionit “Arnautistan” MCN TV, Mustafa Nano, ka thënë se “fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë”.
“Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri. Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.
Madje, duke i dalë në mbrotje këngëtarit që përkrahu luftën serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, Nano tha se “ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe”.
Postimi i plotë i Nanos:
“Disa njerëz nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të mbrojtur praninë e Goran Bregoviçit në Korçë, sesa të thonë që “Bregoviçi nuk është ashtu si mendohet”, që “nuk ka asnjë provë që ai ka qenë antishqiptar” etj., etj. Një mbrojtje e dobët, e ndrojtur, frikacake. Po ja, ta zëmë se ai ka thënë ndonjë gjë antishqiptare kohë më parë. Fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë. Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri. Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë. Dhe në Shqipëri, dihet tanimë, ka plot njerëz që duan ta dëgjojnë. Si t’u themi këtyre të fundit? T’u themi “ta harrojnë Bregoviçin”, sepse kështu duan ca policë të mendimit e ca gardianë të medemek patriotizmit? Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe. Dhe nuk e kam fjalën thjesht për masën e madhe të kosovarëve. E kam fjalën veçanërisht për një pjesë të elitës kosovare. Dy vetë, pjesëtarë të kësaj elite, kanë refuzuar para nja dy vitesh të vijnë në programin tim televiziv “Provokacija” për një arsye, që mua më la pa gojë. Sipas tyre, unë kisha zgjedhur një fjalë serbe për ta titulluar programin, dhe ata nuk ishin aq të pacipë sa të shkonin në një program që kishte për titull një fjalë serbe!!! Dhe të mendosh që ata nuk janë rapper-a 20-qindarkësh. Ata janë personalitete të rëndësishme të kulturës kosovare. Janë edhe figura institucionale. Mua me njerëz të tillë më ndan një hon i madh e i paanë. T’ju them të drejtën, Bregoviçin nuk e njoh mirë (as si këngëtar nuk e njoh e nuk e ndjek), por mund ta them pa frikë se ndihem më afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik”, ka shkruar Nano.
Kundër pjesëmarrjes së këngëtarit boshnjak me identitet serb në Festën e Birrës në Korçë kanë dalë shumë këngëtarë të njohur, por edhe figura të tjera publike në Kosovë dhe në Shqipëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker