LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: LDK-ja ende nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim

Mustafa: LDK-ja ende nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar rreth procesit të zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Mustafa, nëpërmjet një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se kandidimet për kryetar të partisë do të bëhen sipas Statutit, dhe do të bëhen në kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ai ka sqaruar se deri tani LDK nuk ka kandidatë për kryetar.


Postimi i plotë:

Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë. Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshëm dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të suksesshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për kryetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetar e as kryetar në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit. Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. IM /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori