LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova po bën hapa të fuqishëm në proceset eurointegruese

Mustafa: Kosova po bën hapa të fuqishëm në proceset eurointegruese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin e arritur në Republikën e Kosovës si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të shtetit ligjor.


“Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e dhënë nga mekanizmat e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe në kuadër të Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e fusha të tjera. Më tej, kryeministri Mustafa tha se Kosova po bën hapa të mëdhenj në avancimin e proceseve integruese evropiane, duke iu referuar rekomandimit për liberalizim të vizave dhe hyrjes në fuqi të MSA-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Grete Faremo, vlerësoi progresin në Kosovë.

“Faremo uroi kryeministrin Mustafa edhe për progresin në proceset integruese evropiane, duke ofruar përkrahje të mëtejme për Kosovën në këtë drejtim”, përfundohet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori