Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Kosova po përballet me vështirësi me korrupsionin, por prapë se prapë, vendi që ai drejton qëndron më mirë se shtetet e rajonit.
Duke iu referuar raportit të fundit të Transparency International që u publikua të enjten nga KDI-ja, ku thuhej se shqetësimi kryesor i kosovarëve është korrupsioni, Mustafa thotë se ky raport mund të na hyjë në punë për t’i zbutur problemet dhe për ta luftuar korrupsionin.
“Dje u publikua raporti i fundit i Transparency International nga KDI. Ky raport duhet të na shërbejë për të përmirësuar fushat e nevojshme dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit, por po ashtu edhe që ta shohim gjendjen faktike në terren rreth kësaj problematike. Në anën e ndritshme, Kosova ka gjendjen më të mirë nga të gjitha vendet e rajonit sa i përket kushtëzimit të qytetarëve me korrupsion për shërbime. Jemi më mirë se 6 vende të BE-së; baras me Greqinë dhe Kroacinë e më mirë se po thuaj të gjitha vendet e Evropës Qendrore e Juglindore. Me rajon, larg në gjendje më të mirë”, ka thënë Mustafa, përmes profilit të tij në Facebook.
Ndër të tjerash, kryeministri shkruan se korrupsioni mund të luftohet vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar kundër tij, dhe bën thirrje që ta lajmërojnë kur dikush e shfrytëzon emrin e tij për përfitime të çfarëdoshme.
“Me gojën plot korrupsion ne po e dëmtojmë imazhin tonë dhe po i frikësojmë investitorët. Korrupsionin do ta mundim nëse e luftojmë bashkë. Do ta mundim nëse e lajmërojmë. Lajmëromëni edhe mua, nëse dikush thirret në emrin tim për të fituar materialisht, qoftë si kryeministër qoftë si kryetar i LDK-së”, deklaron Mustafa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?