Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, edhe njëherë ka qartësuar pozicionin e LDK-së, karshi situatës së krijuar politike.
Mustafa ka thënë se “Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qëndrimin e LDK së mashtrohen kot! Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore”.
Ai ka thënë se “sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet specifike”
Postimi i plotë i Mustafës:
“Të nderuar miq,
PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkrenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.
U vërejtë që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi.
PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Kurse, VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet. Argat të tyre ishin edhe disa deputet të LDK-së.
Lista Serbe i fërkoi duart se tani do të jenë faktor kyq, ata dhe Beogradi, në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Shfrytëzuan nendjelehtësinë e atyre që thirreshin në vendime të mëdha!?
Rezultoi se Llogaritë, sondazhet, këshillat e të gjithëdijshëmve, materiali propagandues iu dolën të gabuara!
Ishte kjo e vetmja qeveri e pasluftës e drejtuar nga LDK-ja, ndaj së cilës u ushtrua dhunë e paparë.
U sulmuan institucionet, u sulmua familja, shtëpia dhe eskorta e Kryeministrit, u sulmuan disa ministra. Opinioni heshti. Heshtën edhe organet e ligjit.
Vota e mosbesimit nënshkroi certifikatat e dhunës dhe të ideatorëve të saj.
Këto ditë ata që organizuan të gjitha këto pisllëqe dhe komplote kërkojnë që LDK-ja tu bashkangjitet për të bërë institucionet, bile edhe po kanë fytyre (të pafytyrët) të fajësojnë LDK-në se ajo qenka tani bllokuesja.
Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Situatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së.
Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qendrimin e LDK së mashtrohen kot!
Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.
Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet specifike. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet