Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe njëherë ndaj takimit të së premtes të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në familjen Rugova.
Mustafa ka thënë se “matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës”.
“Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët, ka shkruar Mustrafa, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Institucionet e shtetit duhet të ndërtohen, por jo me matrapazë
Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës.
Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët.
Nëse të tillëve u ka mbetur aq shumë për Rugovën dhe rugovizmin e për LDK-në, pse nuk angazhohen që LDK-ja ta themelojë qeverinë. Ose së paku, pasi qenkan aq të brengosur se vendi duhet të bëjë institucionet, le ta bëjnë Qeverinë ata që nuk e patën asnjë vështirësi të bëhen bashkë për ti shpallur mosbesim qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.
Nuk e thotë logjika se ata na shpallën mosbesim për të na dhënë tani besim. Se para dy muajve, sipas tyre, ishim më e keqja e këtij vendi e tani u bëmë më të kërkuarit e këtij vendi!?. Boll u manipulua opinioni! Nuk ka nevojë të manipulohet edhe më tutje. Boll u dëmtua LDK-ja nga fushata të ndyta. Duhet të respektohen qytetarët dhe LDK-ja, nga ju dhe megafonët tuaj!
Matrapazët i shkelin të gjitha vlerat morale dhe etike, por ata LDK-ja i qet si trup të huaj. Prandaj është e qartë, ata që janë me matrapazët nuk janë me LDK-në.
Manipulues dhe kalkulatntë të llojit të vet i konsideroj edhe ata individ të LDK-së që kërcënojnë se do të dalin në rrugë nëse mandati nuk i jepet një partie tjetër, e të cilët kurrë nuk e bënë ndonjë deklaratë të tillë për rastin nëse nuk do ti jepej mandati LDK-së, ose kur njerëzit e LDK-së sulmoheshin dhe atakoheshin në mënyrën më shtazarake. Dhe nuk duan ta shohin se asnjë subjekt në këto zgjedhje nuk është fitues. Se këto zgjedhje, të kurdisura nga Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së (në zanatin e tij), e ndan dhe e përçanë si është më keq skenën tonë politike.
Njerëzit e LDK-së angazhohen dhe luftojnë për vlerat evropiane të LDK-së, për synimet dhe programin e kësaj partie, që është program i qendrës së djathtë . Njerëz që e kapërcejnë vetveten për të arritur këto objektiva. Që luftojnë për shtet të së drejtës dhe me zhvillim ekonomik, kundër zhvatësve, korrupsionit, dhunës dhe varësisë nga Serbia dhe njerëzit e inkriminuar.
Anëtarësia jonë, votuesit e koalicionit tonë, organet e LDK-së janë shprehur qartë: Jo koalicion me PDK-në dhe me ata që janë me PDK-në. Jo koalicion me ata që shkelin kontratat dhe rrezikojnë interesat e shtetit për ambicie dhe interesa të tyre personale e grupore. Jo me ata që nuk durojnë sukseset në zhvillim ekonomik, punësim, në luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Si kryetar i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi deri më sot nuk kam pasur asnjë kërkesë nga ndërkombëtarët për të bërë koalicion qeverisës, qoftë me PAN apo VV. Por edhe nëse do të kem, do ta refuzoj me arsye të plotë çdo kërkesë për të bërë marrëveshje qeverisëse me koalicionin që drejtohet nga PDK-ja. Këtë ua kam bërë të njohur përfaqësuesve të BE-së dhe të SHBA-së me kohë, para se të votohet mocioni i mosbesimit.
Deputetët e LDK-së dhe partnerët tanë të koalicionit nga AKR dhe Alternativa janë shprehur qartë se do të jemi së bashku në këto qëndrime. IM” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet