LAJMI I FUNDIT:

Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj ministër i Jashtëm

Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj ministër i Jashtëm

E plotësuar: Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa nga LDK, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për riformatimin e qeverisë.

“Kemi arritur një marrëveshje të përbashkët që të shihet të gjitha mënyrat dhe fushat për zhvillimin e vendit, në kontekste të ndryshme. Po ashtu kemi rënë dakord që në vitin tjetër të fillojmë me Ligjin për sigurimet shëndëtësore. E dimë që do të jetë e vështirë, por jemi të përkushtuar që të gjithë qytetarëve t’u ofrojmë mbështetje kur kanë nevojë. Ligji për Trepçën do të përfundohet gjatë këtij viti. Në bashkëpunim me partnerin e koalicionit jemi marrë vesh që të ketë edhe dy emërime të reja, duke propozuar Hajredin Kuçin si zëvendëskryeministër, ndërsa Enver Hoxhaj do të jetë ministër i jashtëm”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Mustafa ka vlerësuar se ndryshimet e bëra sot do t’i kontribuojë efikasitetit të Qeverisë dhe realizimit të qëllimeve qeverisëse të koalicionit.



Kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajnë sot një konferencë për media në orën 12:00

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e kryeatrit Veseli.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj konference./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori