Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka folur për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Mustafa ka thënë se së bashku “mund të arrijmë ta mposhtim edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi institucione të cilat po tregohen të vendosura dhe kredibile, policinë, prokurorinë, gjyqësinë. Kemi vullnetin e qeverisë të mos lejoj që njerëzit e inkriminuar në krim dhe korrupsion të punojnë në institucione qeveritare”, ka shkruar Mustafa, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:
“Një realitet
I thash para disa muajve një përfaqësuesi të lartë ndërkombëtar, që merrej me sundimin e ligjit në Kosovë, pse nëse keni informacione konkrete për korrupsionin në nivelet e larta nuk po merrni masa. Ne do tu përkrahim në çdo veprim të ligjshëm.
Përgjigja e tij ishte se korrupsioni është çështje e kulturës. Është dëshmi sesa qytetarët e donë shtetin e tyre.
Në vendin tuaj sikurse edhe në disa vende përreth njerëzit më me ëndje e akuzojnë qeverinë, institucionet, bizneset se janë të korruptuara sesa që kanë gatishmëri që atë ta argumentojnë dhe ta dëshmojnë. Ju , po sa ti zgjidhni njerëzit i shpallni të korruptuar, pa marrë parasysh se çfarë kanë punuar më parë dhe cilës pjese të shoqërisë u takojnë. Në vendet tjera, korrupsioni nuk është temë e përditshme e publikut por është çështje e organeve të cilat e ndjekin dhe marrin masa. Prandaj askush nuk shpallet i korruptuar pa vendim të drejtësisë. Këto janë dallime kulturash shtetërore, ata që e donë shtetin e tyre nuk e sulmojnë por e ndihmojnë.
Në Kosovë s’gjen askënd që nuk e ka plot gojën akuza kundër korrupsionit. As ata që kanë zënë punë me lidhje të llojllojshme as ata që janë diskriminuar gjatë punësimit. As ata që kanë privatizuar pasuri të paimagjinueshme e para lufte s’kanë pasur asgjë e as ata që jetojnë nga puna e tyre. Kritikojnë pronarët e kështjellave dhe pallateve, pa fije turpi se me cilat para i kanë ndërtuar ato por edhe disa bosë që falë donacioneve të jashtme dhe gjeturisë menjëherë pas lufte kanë monopolizuar një sferë të shoqërisë. Prandaj ajo çfarë mund të jetë më e saktë, deklarimet kundër korrupsionit më shumë po përngjajnë në biznes për të fituar para dhe për të fshehur burimet e parasë së përvetësuar sesa një vullnet që ai të luftohet.
Ne duhet të kemi guxim qytetar dhe vullnet politik të shohim edhe gjerat shumë të mira që po ndodhin në këtë vend. Rritjen ekonomike që e kemi më të lartë sesa vendet fqinje, infrastrukturën rrugore shumë të përparuar, stabilitetit buxhetor, rezultatet e mira në bujqësi, standardin e banimit, që asgjë nuk ngecë nga shumë vende fqinje dhe vende tjera, përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Projektin amerikan të MCC-isë, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit… Kemi popullatë dhe rini të arsimuar mirë dhe të edukuar. Traditë të urtësisë dhe respektit në komunikim e shumicës dërmuese.
Mund të arrijmë ta mposhtim edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi institucione të cilat po tregohen të vendosura dhe kredibile, policinë, prokurorinë, gjyqësinë. Kemi vullnetin e qeverisë të mos lejoj që njerëzit e inkriminuar në krim dhe korrupsion të punojnë në institucione qeveritare.
Ajo që na nevojitet si vullnet i përbashkët është që të lirojmë nga kapja çdo segment të shtetit. Jo për ta çkapur nga njëra palë dhe për ta kapur nga pala tjetër. Por, për të krijuar hapësirë që të veprojë ligji pa ndikim politik” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme
Arratisja nga burgu i Shënkollit, dalin detaje nga hetimet
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?