Kishte përkthyer "Pesë Kryeveprat e Ebu Hanifes" të botuara në vitin 2000 në Prishtinë, nga Bashkësia Islame e Kosovës, kur me te udhëhiqte Dr. Rexhep Bojaj, tani ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.
Sipas Mustafa Bajramit, kur në krye të BIK-ut erdhi Naim Tërnava, këto kryevepra që konsiderohen baza dhe mbështetja kryesore e asaj që mund ta quajmë Interpretimi Tradicional i Islamit, u hoqën nga sirtarët e Medresesë dhe të Fakultetit të Studimeve Islame.
“Në vend të tyre u futën interpretime të atilla që quan në këtë gjendje të tanishme të islamit, myslimanëve tek ne dhe vet Bashkësisë Islame. Dëmi i shkaktuar nga një veprim i tillë i papërgjegjshëm i kreut të tanishëm të BIK-ut vështirë se mund të riparohet edhe një kohë të gjatë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ja çfarë ka thënë Qemajl Morina në hyrje të kësaj vepre: “Ebu Hanife (Numan in Thabit) i njohur po ashtu si Imami Adham, është emër i njohur për çdo besimtar të fesë islame, sepse ai është themeluesi i shkollës teologjiko-juridike të medhhebit-hanefit, njëherit ndër katër medhhebet e njohura dhe të pranuara të fikut islam, të cilit i përkasin një numër i madh i myslimanëve në të katër anët e botës islame, në mesin e të cilëve edhe myslimanët e Ballkanit, ku shqiptarët përbëjnë pjesën dërmuese. Çdo mysliman, qysh në moshën më të re, atëherë kur ai bënë hapat e parë të edukimit fetar, vjen në kontakt me emrin e këtij dijetari të madh islam me të cilin do të vazhdojë të jetojë tërë jetën.
Mirëpo, për fat të keq, numri i lexuesve shqiptarë që kanë pasur mundësi ti lexojnë veprat e tij, ishte i kufizuar, sepse ato ishin të shkruara në gjuhën arabe, nga ana e nxënësve të Ebu Hanifes pas vdekjes së tij. Prandaj, botimi i pesë kryeveprave të tij sot në gjuhën shqipe është ndihmesë e madhe për lexuesin shqiptar në veçanti nëse marrim parasysh periudhën nëpër të cilën po kalon populli ynë, sepse trojet tona janë shndërruar në poligone, në të cilat bëhen përpjekje të dominimit të vlerave shpirtërore të llojllojshme nga të gjitha anët e botës. Se a do të mundemi të dalim fitues në këto beteja, kjo varet nga angazhimi ynë individual dhe kolektiv jo vetëm në nivel të Bashkësisë sonë, por edhe të institucioneve të tjera edukativo-arsimor, shkencore e kulturore në nivel kombëtar, sepse çdo tjetërsim dhe devijim shpirtërorë do të jetë hapje e një plage të re në qenien tonë kombëtare dhe me pasoja të paparapara.
Lexuesi do të ketë rastin të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me doktrinën dhe idetë e Ebu Hanifes rreth çështjeve të besimit, të cilat zënë vendin kryesor në veprat e tij. Ato janë aktuale për çdo kohë dhe çdo vend. Ebu Hanife ato i shtjellon me një mjeshtri të rrallë, në formë dialogu, i cili është metoda më e mirë dhe më e përsosur ashtu siç shihet edhe nga veprat e tij.
Lexuesi, së bashku me përkthimin në gjuhën shqipe, do të gjejë edhe tekstin në gjuhën arabe. Kjo do të jetë një lehtësim për ata studiues, të cilët do të kenë dëshirë të bëjnë krahasimin e tekstit shqip me atë në gjuhën arabe.
Edhe pse temat e shtjelluara në këtë libër nuk janë të lehta për tu kuptuar nga lexuesi i rëndomtë, ato janë përkthyer me mjeshtri të madhe nga përkthyesi i librit Mr. Mustafa Bajrami dhe i janë përshtatur natyrës së gjuhës shqipe, për çka përkthyesi meriton çdo lavdatë. Librit i paraprinë një parathënie e gjerë dhe e thukët e shkruar nga Prof. Dr. Ibrahim Emiroglu, Shef i Katedrës së Logjikës pran Fakultetit Teologjik në Univesitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës duke e ditur rëndësinë e madhe që kanë veprat e Ebu Hanifes për lexuesit tanë, ajo vendosi ti botojë ato duke i bërë me këtë një shërbim lexuesit shqiptar si dhe duke u kryer një obligim që ka ajo ndaj besimtarëve të saj”. (sic.) /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit