Në 42 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ata duhet të varrosen në Prishtinë pranë njëri-tjetrit. “Në Prishtinë ku duhet të varrosen figurat qendrore të lëvizjes çlirimtare”, ka thënë ai.
Murati ka thënë se 17 janari është prej atyre ditëve simbolike që lanë gjurmë në jetën e popullit shqiptar.
“Me këtë ditë në shekuj dhe periudha të ndryshme historike, vdiqën e ranë disa nga figurat që janë simbol i bashkimit. Më 17 janar 1468 vdiq Gjergj Kastriot Skënderbeu. Princi arbëror e mbreti i shqiptarëve me luftën, rezistencën e tij dhe bashkimin që u bëri krerëve të Arbrit të ndarë çimentoi krijimin e kombit shqiptar. Pa të, luftën e tij, bashkimin e krerëve arbëror dhe shërbimin që ia bëri Rilindjes Kombëtare vështirë se do të mund të mendoheshin shqiptarët ky komb që janë sot”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Më 17 janar 1982 në Gjermani u vranë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jusufi dhe Kadriu si dy krerë të organizatave të ndryshme patriotike çlirimtare, kishin punuar gjatë dhe ishin në rrugë të bashkimit të forcave patriotike shqiptare, pas demonstratave të vitit 1981 dhe represionit të madh që pasoi në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare nën Jugosllavi. Sidoqoftë, rruga e bashkimit e trasuar nga Jusufi e Kadriu u realizuar për të kulmuar me bashkimin e të gjitha forcave patriotike progresive rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me luftën e saj krijoi rrethanat për çlirimin Kosovës dhe pavarësimin e saj. Ishte profetike ajo që Zëri i Kosovës shkruante në vitin 1982 me rastin e vrasjes së dëshmorëve: ‘Tre ranë mijëra u ngritën’. Nuk kishte diçka më profetike për të paralajmëruar pranverën e vitit 1998, rënien e Adem Jasharit me familje dhe fillimin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së”
Më tej ai ka pyetur, “Po sot ku janë dy simbolet e bashkimit?”.
“Të ndarë në varre ata që jeta i kishte bashkuar në punë, përpjekje, angazhim e vdekje. Për turpin tonë njëri në Dubovik të Deçanit e tjetri në Gjilan. Ata jo vetëm që e kanë vendin pranë njëri-tjetrit, por te dytë e kanë vendin në Prishtinë, e bashkë me ta edhe bashkudhëtari i tyre Bardhoshi. Në Prishtinë ku duhet të varrosen figurat qendrore të lëvizjes çlirimtare. Aty ku duhet të vijnë edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Fadil Vata, Ali Ajeti, Zahir Pajaziti e Hyzri Talla, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Mujë Krasniqi, Agim Ramadani e Remzi Ademi, Ismet Jashari e Astrit Suli, Gursel e Barjam Sylejmani e shumë e shumë figura të tjera qendrore të lëvizjes për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Të vijnë e të jenë pranë shokëve të armëve Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, Iliri Konushevcit e Isa Kastratit, Agron Rrahmanit e Bahri Fazliut. Të jenë afër Adem Demaçit. Të vijnë në Prishtinë e të ketë mundësi t’i nderojë bashkërisht krejt Kosova, të gjithë shqiptarët, e njerëzit anë e kënd botës që vizitojnë vendin tonë. Sepse këto figura nuk janë vetëm simbole të lirisë sonë, por me përpjekjet e tyre kanë vendosur gurë të rëndësishëm në ngrehinën e lirisë së njerëzimit”.
“Adem Jashari dhe Prekazi do të duhej të mbeteshin të paprekura për shkak të simbolikës së sakrificës që simbolizojnë fillimin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së, ndërsa të tjerët do të duhej të vinin në Prishtinë në një Panteon të figurave qendrore të lirisë së vendit”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës