LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e çajit për shkak të luftës nukleare

Mungesa e çajit për shkak të luftës nukleare

Dokumente sekrete të qeverisë britanike nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar tregojnë se, qeveria e atëhershme, e cila kishte frikë nga sulmi nuklear, ka qenë e brengosur për shkak të sasisë me rezerva të çajit.

Dokumentet sekrete të cilët rishtazi u janë ofruar në dispozicion hulumtuesve tregojnë frikën e zyrtarëve të atëhershëm se zakonit të pirjes së çajit në ora pesë, pas sulmit nuklear, do t’i vinte fundi.

”Do të ishte e gabueshme të supozohet se do të mund të sigurohen nga 30 gramë çaj për person në javë”, thuhet në hulumtim.

Në fakt, siç thuhet në raport, pas sulmit nuklear Britania do të humbiste tre të katërtat e stoqeve të çajit.


”Jemi plotësisht të gatshëm që stoqet tjera t’ua ndajmë njerëzve në masë të mjaftueshme që të mbesin të shëndetshëm edhe pas sulmit. E kemi të qartë se pasojat e sulmit të mundshëm do të ishin katastrofale dhe se masat e deritanishme të mbrojtjes dhe furnizimit të popullatës nuk do të ishin të mjaftueshme”, thuhet në raportin e muajit prill të vitit 1955.