LAJMI I FUNDIT:

Mundësit sumo detyrojnë bebet të garojnë në qarje

Mundësit sumo detyrojnë bebet të garojnë në qarje

Dy luftëtarë sumo nga Japonia mbajnë në duar bebet të drejtuara nga njëra tjetra, dhe presin se cila do t’ia plasë vajit e para në garën e përvitshme bizare, e cila u mbajt të shtunën në tempullin Sensoji të Tokios.

Në garë asiston edhe një prift, i cili bërtet dhe bën me duar për t’i detyruar fëmijët të qajnë. Në rast se bebet, të cilat ende nuk kanë mbushur një vit, fillojnë të qajnë në të njëjtën kohë, atëherë fiton ajo që qanë më me zë.

Japonezët besojnë se fëmijët që qajnë rriten më shpejtë, ndërsa ata që qajnë më shumë, do të kenë më shumë fat në jetë. Prindërit besojnë se sumo i bën fëmijët të qajnë zëshëm dhe në këtë mënyrë ata fitojnë uratën për veten.

Në këtë garë prindërit luten për shëndet të bebeve të tyre, ndërsa kjo traditë japoneze është e vjetër së paku 400 vjet. /Telegrafi/