LAJMI I FUNDIT:

Mundësi sumo dëshiron të vrapojë në maratonë

Mundësi sumo dëshiron të vrapojë në maratonë

Mundësi sumo nga Arizona dëshiron të bëhet njeriu më i rëndë në histori i cili do të vrapojë në maratonë.

Kelly Gneiting, zyrtar i një spitali dhe mundës i sumos nga Arizona, dëshiron që edhe zyrtarisht ta vendosë rekordin duke vrapuar në maratonën e Los Angelesit në Kaliforni, e cila mbahet të dielën.
Gneiting (40 vjeçar) tha se dëshiron të vrapojë garën e gjatë 42 kilometra dhe të bëhet inspirim për njerëzit me mbipeshë e që kanë problem me vetëbesim, të cilët mendojnë se nuk do të arrijnë asgjë në jetë.

“Kam shumë vetëbesim dhe njerëzit më respektojnë. Besoj se mund t’i arrij të gjitha. Jam i trashë, por mendoj se jam i talentuar për sportin me të cilin merrem”, tha Gneiting për Daily Telegraph.

Ky mundës është i gjatë 182 cm, derisa përmasa e belit të tij arrin në 152 cm. Është kampion i trefishtë në mundjen sumo, ndërsa ka përfaqësuar edhe SHBA-të në shumë gara ndërkombëtare.


Më 2008 ai vrapo në maratonën e Los Angelesit, por nuk kishte kontaktuar zyrtarët e Guinnessit. Ata tash kërkojnë që gara duhet të xhirohet tërë kohën dhe se Gneiting duhet të peshohet para dhe pas garës.

Njeriu i cili mban rekordin e garuesit më të trashë që ka vrapuar maratonën, është më i lehtë se Gneiting për 10 kilogramë. Gneiting për ta përfunduar maratonën iu nevojitën 11 orë e 45 minuta, ndërsa qëllimi i tij tash është që ta vrapojë maratonën për më pak se 9 orë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori