Nëse keni pyetur ndonjëherë a është e mundshme që femra të mbetet shtatzënë, kjo është përgjigjja.
Ngjizja dallon nga njëra femër te tjetra. Ka femrat të cilat shumë lehtë mbeten shtatzënë, ka edhe të tilla të cilat bëjnë luftë të vështirë me rezultat të pasigurt, që mund të zgjasë vite të tëra, transmeton Telegrafi.
Disa femra shtatzënisë i gëzohen dhe e dëshirojnë, disa bëjnë çdo gjë që është e mundshme që të mos ndodhë shtatzënia. Pra, e gjitha varet… Mirëpo, a mund femra të mbetet shtatzënë edhe kur tashmë është shtatzënë?
Nëse keni lexuar këtë tekst dhe keni thënë “Çfarë?!, nuk jeni të vetmit. Pyetja është shpesh e pazakontë, mirëpo përgjigjja do t’ju befasojë edhe më shumë.
Femrat në disa raste mund të mbeten shtatzënë, edhe pse tashmë janë shtatzënë. Ky fenomen është i njohur si “superfetacioni” dhe është shumë i rrallë, por ndodh.
Pra, është e mundshme që femra të mbetet shtatzënë, edhe pse tashmë ka në bark beben.
Kjo ndodh në rastet kur njëra vezë qelizore tashmë është fekonduar, dhe zhvillohet në mitër, mirëpo njëkohësisht veza e re qelizore të jetë e fekonduar gjatë seksit pa u mbrojtur, të cilën çiftet zakonisht nuk e përdorin sepse femra është – shtatzënë.
Ky fenomen është më i shpeshtë te femra të cilat marrin terapi hormonale e cila duhet të stimulojë rritjen e qelizave vezore gjatë procesit të ngjizjes jashtëtrupore, sepse vezoret janë nxitur më shumë të krijojnë qeliza vezore.
Nga ana tjetër, nga perspektiva e biologjisë, kjo nuk do të duhej të ndodhte.
“Hormonet të cilat lirohen gjatë shtatzënisë zakonisht “mbyllin” sistemin e femrës, ashtu që ato pamundësojnë ovulacionin gjatë shtatzënisë”, thotë për Baby Centre dr. Connie Hedmark, gjinekolog-akusher nga Michigani. “Për këtë shkak superfetacioni është aq i rrallë”.
Shkenca ende nuk ka përgjigje për pyetjen përse kjo ndonjëherë megjithatë ndodh, mirëpo besohet se kjo ndodh kur deri te implementacioni i embrionit të parë arrihet diç më vonë, për ç’shkak edhe hormonet fillojnë të rriten më vonë.
Shkencëtarët të cilët po e studiojnë këtë fenomen nuk kanë edhe aq shumë të dhëna, sepse ndodh shumë-shumë rrallë.
Nëse ndodh superfetacioni, bebet do të lindin në të njëjtën kohë, por varësisht nga ajo kur secila nga to ka filluar të zhvillohet, do të varen edhe dallimet midis tyre. Do të kenë pesha dhe gjatësi të ndryshme, por edhe gestacione të ndryshme moshe në momentin e lindjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë