Gjykata Supreme më 30 shtator e ka pranuar kërkesën nga Gjykata Themelore e Prishtinës për mendim juridik nëse 42 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, mund të gjykohen në mungesë.
E për këtë çështje njohësit e sistemit të drejtësisë ndajnë mendime të ndryshme. Derisa ish-kryetari i Supremes, Fejzullah Hasani dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi konsiderojnë se nuk ka asnjë mundësi ligjore të zhvillohet gjykimi në mungesë për të akuzuarit e Banjskës, që janë ende në arrati, është avokati, Florim Shefqeti, i cili konsideron që nenet 3,4 dhe 5 të Kodit të Procedurës Penale, e mundësojnë këtë gjykim.
Nga Gjykata Supreme e Kosovës kanë bëtë të ditur se më 30 shtator kanë pranuar kërkesën nga Themelorja për mendimin juridik nëse mund të gjykohen në mungesë 42 të akuzuarit e sulmit në Banjskë, të cilët nuk janë siguruar për t’u sjell në bankën e të akuzuarve.
Nga kjo gjykatë thonë se këtë shkresë do ta shqyrtojnë.
“Me datë 30 shtator, është pranuar kërkesa e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për mendim juridik lidhur me çështjen e gjykimit në mungesë. E njëjta do të shqyrtohet”, thuhet në përgjigjen e Supremes.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se nuk është krijuar asnjë kusht ligjor që instanca më e lartë gjyqësore të jap mendim juridik për rastin e sulmit terrorist në Banjskë.
Hasani thekson se nuk ka asnjë mënyrë që ligjërisht 42 të akuzuarit për rastin e Banjskës të gjykohen në mungesë.
“Norma është po aq e qartë sa që nuk lë asnjë dilemë për faktin se lejon gjykimin në mungesë vetëm për veprat penale tri: kundër drejtës ndërkombëtare, krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe gjenocidit dhje vrasje e rëndë. Ne kemi vetëm një vrasje të rëndë, këta nuk akuzohen për vrasje të rëndë, këta akuzohen për terrorizëm për sulm kundër rendit kushtetues dhe pastrim parash. Defekti qëndron kur është bërë amandamentimi apo ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale gabimisht neni 303 paragrafi 7 iu ka referuar nenit 104, a 104 bënë fjalë për parashkrimin, cilat vepra nuk parashkruhen në vend që të përdorë shprehjen që gjykimi në mungesë edhe pa u plotësua kushtet nga paragrafi 1 mund të bëhet për këto lloj të veprave të veprave penale… Nuk lejon mundësi të mbahet gjykimi në mungesë për terrorizëm as për sulm kundër rendit kushtetues”, tha ai.
Mendim të njëjtë me ish-kryetarin e Supremes ka edhe njohësi i çështjeve të drejtësisë, Gzim Shala nga Instituti i Drejtësisë për Kosovës (IKD). Sipas tij, e rrugës është që Supremja të mos jap mendim juridik për çështjen e ngritur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Shala nënvizon se edhe prokurori i rastit Naim Abazi, por edhe gjyqtari Arben Hoti do të duhej ta kishin të qartë që për veprat që përfshihen në aktakuzë nuk lejohet gjykimi në mungesë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
“Absolut jo dhe kjo është për dy arsye, arsyeja e parë është sepse normat ligjore dhe vetë edhe sfondi i Kodit të ri të Procedurës Penale është jashtëzakonisht i qartë. E dyta është se në rastin konkret gjykata nuk mundet që secilën dilemë procedurale ta referoj në gjykatën Supreme për mendim juridik, mendimet juridike për nga natyra e tyre jepen kur kemi mos zbatim unik të ligjeve nga ana gjykata të ndryshme dhe këtë në forma të ndryshme… Nuk do të ishte e rrugë fare që gjykata Supreme në rastin konkret të lëshonte mendim juridik as që është e lejueshme as që nuk është e lejueshme thjesht të thoshte që në rastin konkret gjyqtari ta zbatoj ligjin dhe që nuk mund të japim opinion për një çështje ku nuk kemi identifikuar zbatim jo uniform të ligjit”, deklaroi Shala.
Njohësi i drejtësisë, Gzim Shala shprehet i bindur që 42 të akuzuarit për sulmin në Banjskë, nuk mund të gjykohen në mungesë.
“Definitivisht se jo për shkak se vepra penale në fjalë nuk bënë pjesë në nenin 104 të Kodit Penale tek i cili referon Kodi i Procedurës Penale dhe e gjithë kjo situatë është e qartë dhe për më tepër është fatkeqësi që në një rast të madh si ky shohim gabime të tilla qysh në fillim të procesit, kur e shohim që është rasti më i madh në gjyqësorin e Kosovës dhe kur e kemi parasysh faktin që një rast i tillë ka një monitorim jashtëzakonisht të madh si nga akterët vendor dhe ndërkombëtare”, tha njohësi i drejtësisë.
E mendim ndryshe ka avokat, Florim Shefqeti. Sipas tij, paragrafi 3, 4 dhe 5 i Kodit të Procedurës Penale mundëson që të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, të cilët janë ende në arrati mund të gjykohen në mungesë.
“Paragrafi 3,4 dhe 5 që për bindjen tonë sipas këtyre tre paragrafëve lejohet gjykimi në mungesë në këtë rast me çka konsiderojmë që Gjykata Supreme në interpretimin e kësaj dispozite në aspektin sistematik dhe komplet dispozitës do të duhej të jepte opinion që gjykimi është i lejuar në mungesë në rastin konkret. Dhe pas kësaj vijmë tek paragrafi 6 dhe 7 që përcakton rastet që përcakton me nenin 104 për veprat penale që nuk parashkruhen. Për të njëjtat nuk ka fare nevojë të merren veprimet paraprake sipas paragrafi 1,2 apo 3,4 dhe 5… Gjyqtari individual po kryetari i trupit gjykues pas mungesës së 1 apo disa të akuzuarve vendos të thirr një seancë dëgjimore, pra po them institut i veçantë në Kodin e Procedurës Penale në të cilin vendos arsyeshmërinë e mbajtjes së gjykimit në mungesë“, theksoi Shefqeti.
Në shqyrtimin fillestar ndaj 45 të akuzuarve për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, gjyqtari Arben Hoti, veçoi procedurën ndaj tre të akuzuarve që janë nën masën e paraburgimit, ndërsa për gjykimin ndaj 42 të tjerëve që janë ende në arrati, deklaroi se nga Gjykata Supreme do të kërkoi mendim juridik nëse mund të gjykohen në mungesë.
Seanca e radhës për tre të akuzuarit për sulmin terrorit në Banjskë, do të mbahet më 9 tetor. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme