LAJMI I FUNDIT:

Mumiet ‘lakuriq’ largohen nga muzeu

Mumiet ‘lakuriq’ largohen nga muzeu

Bile edhe nëse një i vdekur para më shumë se 2.000 vitesh tregon shumë lakuriqësi – dikush mund të ofendohet.

Disa muze nëpër tërë Britaninë e Madhe janë vënë në kërkim të mënyrës së re të ekspozimit të mbetjeve njerëzore nga vendet arkeologjike për t’i mbrojtur nga grupe të ndryshme fetare.

Pas presionit të vazhdueshëm nga ana e disa organizatave fetare, siç është Honouring the Ancient Dead (HAD), rreth 20 muze – përfshirë edhe muzeun Bristol City Museum and Art Gallery, Royal Cornwall Museum dhe Museum of London – vendosën të ndryshojnë politikën e tyre të ekspozimit të mumieve.

Edhe pse mumiet dhe pjesët e ndryshme të trupit të tyre janë eksponate të popullarizuara nëpër muze, anëtarët e HAD-it shprehën shqetësimin e tyre për shkak të mungesës së respektit ndaj të vdekurve.


Njëri nga eksponatet që arritën ta heqin nga ekspozimi ishte edhe një kafkë që i përket vitit 120 të erës sonë.

Shumë muze kanë filluar të ndërmarrin masat e reja, të mbyllin arkivolet ose të mbulojnë mumiet, ndërsa disa eksponate janë futur edhe nëpër kuti të zeza. /Telegrafi/