LAJMI I FUNDIT:

Muç Nano është pretencioz, sfidon edhe studiuesit e Skënderbeut

Muç Nano është pretencioz, sfidon edhe studiuesit e Skënderbeut

Ngacmimi i publicistit Mustafa Nano ka aktualizuar më shumë se kurrë më parë çështjen e mbetur pezull në historiografi – atë të origjinës së nënës së Skënderbeut.

Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar?
Lexo po ashtu Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar?

A ishte gruaja e Gjon Kastriotit vërtetë princesha e një sundimtari serb që kishte zotërimet e tij në Pollog? Kjo pyetje e shtruar për shekuj me radhë nuk ka marrë përgjigje për shkak të vobektësisë së burimeve të dorës së parë.


Por, Mustafa Nano nuk hamendet gjatë për të pohuar se “Nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është një tezë që mbrohet nga të gjithë studiuesit, tanimë”.

Sigurisht që kjo hipotezë (dhe jo tezë) nuk mbrohet nga të gjithë. Literatura skënderbegiane ka ngritur përherë pikëpyetje për origjinën e nënës së Skënderbeut, por gjithmonë duke lënë hapësirë për diskutime.

“Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar, nënën e kishte sllave”
Lexo po ashtu “Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar, nënën e kishte sllave”

Në hagiografinë e tij për Skënderbeun, Fan Noli i kushton një fusnotë të gjerë prejardhjes së Vojsavës, duke risjellë në mënyrë të përmbledhur mendimet e disa dijetarëve që kanë rrahur këtë çështje.

Pa pretenduar se vë pikat mbi “i”, Noli sikur tumir pohimet e Gjon Muzakës se Vojsava duhet të ketë qenë bijë e sërës së Muzakajve që kishin pasur zotërime edhe në Pollog.

Një hipotezë konkurrente është edhe ajo e ngritur nga studiuesi maqedonas, Boban Petrovski, i cili përpiqet të bëjë një lidhje të pamundur me njëfarë Gërgur Golubiç.

Në studimin e tij ‘Voisava Tribalda’, studiuesi maqedonas thotë se mundësia e parë është që ky Gërguri të jetë biri i një sevastokrati të Ohrit (me gjasmë bullgar), kurse mundësia e dytë është që po i njëjti të jetë një fisnik serb i derës së Brankoviqëve.

Pasi ka shteruar mirë e mirë burimet të cilat i dalin të pamjaftueshme për të ngritur një pretendim të mirëqenë, Petrovski me prudencë të admirueshme e pranon se emri ‘Voisava’ nuk presupozon nevojisht origjinën etnike të princeshës së Pollogut:

“Leksema Tribalda nuk do të thotë ekskluzivisht përkatësi etnike, por më tepër përkatësi shtetërore, përkatësisht drejt shtetit mesjetar serb”.

Edhe Kristo Frashëri, autor i biografisë serioze për Skënderbeun, përkujton faktin që Vosjava si emër përdorej gjërësisht nga familjet feudale shqiptare. Fjala bjen, Karl Topia dhe Gjergj Arianiti kishin që të dy vajza me emrin Vojsava.

Përndryshe, Gavril Dara i Riu në jetëshkrimin e tij pretendon se Vojsava ishte bija e princit të Mirditës. Sado që ky pohim vuan për mungesë provash mbështetëse, rëndësia e tij është që në traditën orale arbëreshe Vojsava asnjëherë nuk konsiderohej si sllave.