Muajin e kaluar në Maqedoninë e Veriut inflacioni ka arritur në 14.5 për qind

Paga mesatare mujore neto në maj 2022 për të punësuar është 31.407 denarë, që është një rritje për 2.686 denarë ose 9.4% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas statistikave të publikuara, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorin e hotelerisë me 19.7%, e ndjekur nga arti, argëtimi me një rritje prej 16.1% dhe në industrinë përpunuese me 14.3%.
Krahasuar me majin e vitit 2017, kur paga mesatare neto ishte 22.889 denarë, në maj të këtij viti është rritur për 8.518 denarë dhe ka arritur në 31.407 denarë.
Ndërkohë sindikatat pohojnë se rritja e pagave është e nevojshme në kushtet e inflacionit rekord në vend, pasi edhe kostoja e jetesës po rritet seriozisht.
Muajin e kaluar është matur inflacioni rekord prej 14.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Me një përqindje të njëjtë në qershor të këtij viti është rritur edhe kostoja e jetesës, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 13.7 për qind.
Sipas ESHS-së, në baza mujore janë rritur çmimet e produkteve bazë: vaji, buka, qumështi, mishi, si dhe karburantet për mjetet e transportit, të cilat janë më të larta për 17.2 për qind. Gjithashtu, aranzhimet turistike janë shtrenjtuar për 6.4 për qind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës