Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kurtishi: Në dy vitet e fundit mbi 50 për qind e rasteve diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Me rastin e fillimit të muajit rozë për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.
Në kuadër të kësaj fushate iu bë thirrje grave që të bëjnë kontrolle dhe mamografi në mënyrë që të zbulohet sa më herët sëmundja.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo fushatë është bërë e përvitshme dhe se sipas tij po shënon rezultat sepse tani është rritur numri i grave që lajmërohen në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes së kancerit të gjirit.
Ai tha se gjatë këtij muaji do të ketë çdo ditë fushata ndërgjegjësimi me të gjitha institucionet tjera, përfshirë edhe organizatat e ndryshme, raporton Telegrafi.
“Sot filloi zyrtarisht fushata kundër kancerit të gjirit, një fushatë që tani është bërë e përvitshme me organizime të ndryshme edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por jo vetëm. Do të ketë një riorganizim edhe nga presidentja Osmani me ecjen e zakonshme në shesh për këtë çështje.
Dhe do të ketë çdo ditë fushata ndërgjegjësimi me të gjitha institucionet tjera, përfshirë këtu edhe organizatat e ndryshme, sepse siç e theksuam është jashtëzakonisht e rëndësishme se në dy vitet e fundit ka shkuar mbi 52 për qind, rastet që zbulohen në stadin e parë dhe të dytë të kancerit të gjirit, që tregon se ndërgjegjësimi veç ka bërë punë, sepse vetëkontrollet dhe ekzaminimet me mamografi veçse kanë filluar të jenë pjesë e zakonshme që gratë po e bëjnë”, tha Vitia.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi potencoi se në dy vitet e fundit mbi 50 për qind e rasteve diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes.
Ai shtoi se vite më parë rreth 70 për qind e grave janë lajmëruar në stad të avancuar të sëmundjes.
“Këto dy vite të fundit ne diagnostikojmë ose regjistrojmë në Klinikën e Onkologjisë mbi 52 për qind të rasteve në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes derisa tre vite më herët mbi 60 deri në 70 për qind e femrave që janë lajmëruar në Klinikën e Onkologjisë kanë qenë në stad të avancuar të sëmundjes dhe normalisht prognoza ka qenë e keqe”, potencoi Kurtishi.
Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike në QKUK, Violeta Zatriqi u bëri thirrje të gjitha grave që kanë bërë amputimin e gjirit për shkak të kancerit, të shkojnë për konsultë në këtë klinikë për tu operuar falas për rikonstruktim të gjirit.
“Të gjitha ato gra, ato heroina të cilat për shkak të sëmundjes është dashur të bëjnë amputimin e gjirit, është mundësia që të zhvillohet një rikonstruim. Ne që 4 vite kemi filluar këtë aktivitet dhe falë mbështetjes institucionale qe dy vite kemi realizuar një numër të madh të madh të operacioneve, pra kemi bërë rindërtimin e gjirit tek këto gra. Se sa është i rëndësishëm një organ e dinë më së miri këto paciente, sepse ato ndihen të sakatosura, inferiore në shoqëri”, u shpreh Zatriqi.
Ndërkaq, mesazhi i një nga të mbijetuarave nga kanceri i gjirit, Arnisa Osmani është që gratë të bëjnë kontrolle dhe mamografinë.
Osmani njëkohësisht edhe drejtoreshë e Organizatës Jo Qeveritare “Have Hope”, tha se zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë.
“Para gjashtë viteve jam diagnostikuar me kancer. Unë asnjëherë nuk e kam pranuar që jam e sëmurë prej kancerit. Gjithmonë kam thënë po kam pasur kancer, është larguar kanceri dhe tani mirë jam. Normal, kontrollet kanë vazhduar deri para 10 ditëve kur e mora lajmin vetëm jam krejt e pastër prej kancerit…Në kohën unë kur kam marrë terapi, nuk ka pasur probleme, ndoshta dy apo tre herë e kam blerë një bari. Në atë kohë, tani ka më shumë mungesa…
Mesazhi për gratë është që në jetë apo në ditë le t’i ndajnë pesë minuta se nuk zgjat më shumë për ta bërë një kontroll, qoftë ajo me ultrazë apo me mamografi. Zbulimi i hershëm shpëton edhe jetë”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës