Qeveria e Kosovës i ka dhënë licencë operatorit serb, i cili që nga paslufta i ka shkaktuar miliona euro dëme buxhetit të Kosovës. Operatorët serbë, “Telenor”(063) dhe Telekomi i Serbisë (MTS 064), kanë operuar ilegalisht për më shumë se një dekadë, kryesisht në vendbanimet serbe të Kosovës, duke mos ia paguar taksat e nevojshme buxhetit të Kosovës.
Ndërsa së fundmi ekzekutivi i vendit e ka autorizuar Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) që të lëshojë autorizim të kufizuar për ndërmarrjen e re, MTS-së, siç përcaktohet në pikën katër të Marrëveshjes për Telekomunikacion në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Ankesat më të mëdha në lidhje me operimin e operatorëve nga Serbia i kanë drejtuesit e dy operatorëve legalë në vend, “Vala” dhe IPKO-ja.
“Operatorët ilegalë e dëmtojnë dhe e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës/’Valën’ me 15-20 për qind të të hyrave dhe atë në këto segmente me: PrePaid, Roaming, PostPaid dhe Incoming. Telekomi i Kosovës/’Vala’ i ka paraqitur këto shqetësime tek organet kompetente në mënyrë të vazhdueshme, të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur ilegaliteti i operatorëve të huaj në Kosovë”, ka thënë për “Zërin” Arsim Bilalli, nga Telekomi i Kosovës, duke shtuar se kjo ndërmarrje i vlerëson përpjekjet e ARKEP-it për largimin e operatorëve ilegalë nga territori i Kosovës, me çka do t’i mundësohet operatorit mobil “Vala” dhe Telekomit të Kosovës që të operojë i papenguar dhe që të ketë shërbime më të mira dhe më kualitative.
Ndryshe, vite më parë drejtuesit e PTK-së patën deklaruar se operatorët ilegalë serbë i kanë në Kosovë rreth 200 mijë konsumatorë dhe humbjet e tyre vjetore nga operatorët ilegalë arrijnë shifrën rreth 15 milionë euro. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp