Në kryesimin e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, sot në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt një takim në të cilin zyrtarë të MSh-së, Administratës Tatimore, Agjensionit Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, të Shoqatës së Distributorëve të Kosovës dhe të Odës së Farmacistëve të Kosovës kanë diskutuar rreth ndikimit të pakos së re fiskale në sektorin shëndetësor, në mënyrë specifike në sektorin farmaceutik.
Sipas komunikatës nga MSH, në këtë takim, zyrtarët e ATK-së kanë dhënë shpjegime në çështjet e ngritura nga zyrtarë e MSH-së dhe të sektorit farmaceutik, pas aplikimit të TVSH-së për 8 për qind në disa produkte farmaceutike, që ka ngritur shqetësimet rreth ndikimit të kësaj vlere te barnat që blihen nga pacientët në Kosovë.
Pas diskutimeve dhe shpjegimeve të shumë-anshme, në takim u vlerësuar se pakoja e re fiskale do të ketë efekte pozitive në tregun farmaceutik në Kosovë, sepse do të ndihmojë unifikimin e tregut të barnave sa u përket taksave, krijon mundësinë e një kontrolli më të mirë nga ATK edhe për produkte medicinale, duke luftuar në këtë mënyrë informalitetin, bëhet unifikim me të gjitha shtetet tjera evropiane duke hequr favorizimin e prodhuesve nga shtetet e regjionit, te të cilët taksa doganore nuk aplikohet pasi hyjnë si shtete të marrëveshjes CEFTA, krijon sasi të mjeteve financiare për blerjen shtesë të barnave nga lista esenciale, etj.
Në këtë takim, gjithashtu u sqarua se sipas Ligjit për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, nga pagesa e doganës lirohen të gjitha barnat e shtojcës D nga ky ligj ku hyjnë citostatikët (të gjitha format dhe dozat), antidiabetikët, produktet e hemodializës dhe dializës peritoneale si dhe infuzionet.
Kjo çështje u tha se duhet t’u sqarohet autoriteteve doganore, me qëllim që importuesit e këtyre llojeve të produkteve të mos paguajnë doganën për to, ndërkohë që, një çështje tjetër e cila u konsiderua e nevojshme të diskutohet në nivele të larta është çështja e kontratave të operatorëve ekonomikë me Ministrinë e Shëndetësinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand