LAJMI I FUNDIT:

MPMS me program për trajnimin e grave

MPMS me program për trajnimin e grave

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, sot bashkë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit, që synon mbështetjen e realizimit të programit 5 mujor për trajnimin e 20 grave.

Programi i trajnimit i këtyre 20 grave është kurse aftësuese për punë që përfshinë rrobaqepësinë dhe certifikimin e të aftësuarve, ku disa gra pas trajnimit do të munden të punësohen në “Kosova Tex” dhe në disa kompani tjera prodhuese të tekstilit në Kosovë dhe të gjenerojnë të ardhura.

Përkrahja e MPMS-ë për këto kategori do të jetë e vazhdueshme edhe në të ardhmen. /Telegrafi/