LAJMI I FUNDIT:

MPJD dhe shoqata “Nënë Tereza” nënshkruajnë marrëveshje për t’i dërguar ndihmat humanitare në Ukrainë

MPJD dhe shoqata “Nënë Tereza” nënshkruajnë marrëveshje për t’i dërguar ndihmat humanitare në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka zyrtarizuar marrëveshjen me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, për ofrimin e ndihmës humanitare dedikuar popullit të Ukrainës, viktima të agresionit ushtarak rus.

Në njoftim bëhet e ditur se marrëveshja është nënshkruar nga zëvendës-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, dhe drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza”, Zef Shala.

Kjo marrëveshja e pason vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndarjen e 100 mijë eurove për blerjen e kontingjentit të parë të ndihmave humanitare për popullin e Ukrainës.


100 mijë euro ndihmë me produktet "Made in Kosova" për Ukrainën
Lexo po ashtu 100 mijë euro ndihmë me produktet "Made in Kosova" për Ukrainën

Me këtë marrëveshjet palët janë dakorduar që Shoqata Bamirëse “Nënë Tereza” të bëj përgatitjen e pakos humanitare me produkte esenciale nga Republika e Kosovës, dhe më pas, me partnerët e saj ndërkombëtarë të shpërndaj këto ndihma në shtetet ku refugjatët ukrainas janë duke u strehuar.

Pakoja humanitare do të përmbajë produkte esenciale që përfshijnë higjienën dhe kujdesin personal, akomodim dhe ushqime. Blerja, paketimi vendosja e shenjave dalluese të Republikës së Kosovës, dhe nisja e pakove humanitare do të bëhet brenda 20 ditëve në vijim.

Sekretari Isma dhe drejtori i Shoqatës, Shala kanë theksuar se janë të kënaqur që ky proces tashmë është finalizuar dhe që Republika e Kosovës do të kontribuojë sadopak në mirëqenien sociale të popullit të Ukrainës që po përballet me agresionin e Federatës Ruse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Kalo në kategori