LAJMI I FUNDIT:

MPB: Nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligjore gjatë procesit zgjedhor

MPB: Nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligjore gjatë procesit zgjedhor

Ministria e Punëve të Brendshme apelon tek partitë politike dhe simpatizuesit e tyre të respektojnë rregullat zgjedhore, të përmbahen nga çdo prishje e rendit dhe qetësisë publike, pasi siç thonë, nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit.

“MPB do të ndërmerr gjithçka që duhet, që më 15 tetor qytetarët pa pengesa dhe qetësisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese të shprehjes së vullnetit të tyre politik”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB shtojnë se gjatë javëve të kaluara kanë ndërmarrë disa aktivitete në drejtim të sigurimit maksimal të zgjedhjeve fer, demokratike dhe të qeta.


“Gjithashtu në kuadër të të gjitha njësive ortanizative dhe në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Maqedoni, është kryer trajnimi i zyrtarëve policor, të cilët janë përgatitur për ndjekjen e zgjedhjeve dhe do të koordinohen nga një shtab i veçantë në nivel të ministrisë”, shtojnë nga MPB.

Në fund nga ministria theksojnë se përfshirja e zyrtarëve policorë në propaganda zgjedhore është e ndaluar dhe ministria do të reagojë menjëherë në rastet ku ka dyshime për keqpërdorime nga ana e zyrtarëve policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori