LAJMI I FUNDIT:

Motrat ndajnë të njëjtin tru dhe shikojnë me sytë e njëra tjetrës

Motrat ndajnë të njëjtin tru dhe shikojnë me sytë e njëra tjetrës

Binjaket siameze Krista dhe Tatiana janë të ngjitura në kokë dhe ndajnë të njëjtin tru. Megjithatë, ajo që ka mahnitur ekspertët e mjekësisë është fakti se Tatiana sheh nëpërmjet syve të Kristinës dhe e kundërta.

Binjaket katërvjeçare nga Kanadaja janë të ngjitura në talamus, pjesë e trurit e cila përcjellë funksionet motorike deri tek korja e trurit. Në këtë mënyrë motrat munden t’ia “dëgjojnë” njëra tjetrës mendimet dhe të shikojnë me sytë e njëra tjetrës.

Këtë aftësi të pazakontë e ka zbuluar nëna Felicia Simms. “Derisa luajnë njëra kapë sendet të cilat gjenden në anën e motrës tjetër. E dinë saktë se ku gjendet lodra, edhe pse nga pozita ku është nuk mund ta shohë. Po ashtu duket se ndjejnë emocionet e njëra-tjetrës”, tha nëna për gazetën “Daily Mail”.

Të dy motrat janë nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut. Ndarja e Kristes dhe Tatianas është e pamundur, pasi ato kanë vetëm një tru dhe çdo përpjekje për t’i ndarë do të ishte e kobshme. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori