LAJMI I FUNDIT:

Motrat binjake lindin të njëjtën ditë

Motrat binjake lindin të njëjtën ditë

Një mrekulli u ndodhi të mërkurën motrave binjake, Sara Cardon dhe Melissa Worthern. Pasi mbetën shtatzënë me rrugë natyrale të njëjtën ditë, Sara dhe Melissa lindën po të njëjtën ditë dy foshnje të bukura, një djalë dhe një vajzë.

Motrat binjake dhe nënat e reja janë edhe një dëshmi se binjakët vërtetë kanë një lidhje të pashpjegueshme me njëri-tjetrin sesa vëllezërit dhe motrat e zakonshëm, një debat që shumë shkencëtarë sot i bën të kenë mendime të ndara.

Derisa disa mendojnë se vërtetë ekziston një lloj telepatie ndërmjet binjakëve, të tjerët situatat si këto ia atribuojnë kohës së kaluar së bashku, qarqeve të caktuara sociale dhe edukimit të përbashkët. /Telegrafi/