LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklistë nga Maqedonia synojnë ”pushtimin” e Kepit të Veriut (Video)

Motoçiklistë nga Maqedonia synojnë ”pushtimin” e Kepit të Veriut (Video)

Motoçiklistë nga Maqedonia janë nisur drejt ”pushtimit” të pikës më veriore të Evropës, Kepi i Veriut, që për motoçiklistët paraqet sfidën e ngjashme si të ngjitjes në Mont Everest, nga alpinistët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makfax, ata dëshirojnë që ta arrijnë këtë majë, që më pastaj të vozitin edhe 2300 kilometër tjera për të qenë pjesmarrës në FIM Relly në Suedi, që ka shumë sfida për të arritur një rezultat të mirë.

Gara e Relly-së zgjatë katër ditë dhe për të arritur një rezultat të mirë, merret parasysh lloji i motoçikletës, kilometrazhi i kaluar dhe sa vozitës ka./Telegrafi/