LAJMI I FUNDIT:

Moss Della publikon këngë me tekst eksplicit kushtuar Butës

Moss Della publikon këngë me tekst eksplicit kushtuar Butës
Moss Della dhe Buta (Foto: Instagram)

Zhanri i hip-hopit në botë shpesh herë ngit ‘beteja’ të ndryshme mes reperëve, të cilët përmes vargjeve përçojnë mesazhe të ndryshme.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe mes rep-artistëve, Buta dhe Moss Della, të cilët kanë filluar me përleshje verbale.

I pasi që filloi lojën ishte Mossi, i cili përmes një kënge kishte thumbuar reperin me prejardhje nga Ferizaji.


https://www.instagram.com/p/CEw9g7gjsOY/

Për të mos mjaftuar kjo, Buta me anë të një ‘freestyle’ në emisionin Gjoni Black i kishte kthyer ‘diss-in’ në të njëjtën mënyrë.

Duket se një ‘betejë’ e tillë nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi gjatë ditës së djeshme (e shtunë), Moss Della ka publikuar një këngë kushtuar reperit.

https://www.instagram.com/p/CCjMRTtD5XC/

“Hijo De Puta (Diss Buta)”, titullohet kënga e tij, ku në secilin rresht ai i referohet artistit të njohur.

Një prodhimtari muzikore e këtij lloji ka ngjallur reagime nga fansat e dyshes, të cilët patën lloj-lloj mendime.

https://www.instagram.com/p/CAqEt77lUaD/

Ndërkaq, Buta që nga lansimi i kësaj këngë nuk ka reaguar as në rrjete sociale, por as nuk ka bërë ndonjë prononcim. /Telegrafi/