LAJMI I FUNDIT:

Mos i bëni femrat nervoz në parking!

Mos i bëni femrat nervoz në parking!

Si t’i hakmerreni shoferit i cili ua zë parkingun para hundëve, vetëm pse jeni pak më të ngathët? Kjo shofere gjeti një mënyrë të përkryer.

Edhe pse gjithmonë na bëjnë të qeshin tentimet e dështuara për parking, të lë pa mend ideja e një shofereje femër të cilës një shofer i pakulturuar ia mori përparësinë dhe u parkua në vendin e saj.

Shoferja po kërkonte një vend të lirë në parking, dhe pak eci përpara për tu kthyer “rikverc”. Por pasi ndërroi marshet pak më ngadalë, për të qindtat e sekondës ia zuri vendin një shofer i pakulturuar. Por shoferja e gjeti zgjidhjen – u fut disi në hapësirën e ngushtë që i mbeti dhe hapi kabrioletin doli nga automobili dhe la shoferin tjetër të bllokuar.