LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku pozon me arushin e saj të preferuar, teksa vë në pah dukjen atraktive

Morena Taraku pozon me arushin e saj të preferuar, teksa vë në pah dukjen atraktive
Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në shtëpinë e saj luksoze në Turqi.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që gjatë kohës së izolimit, të jetë më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

https://www.instagram.com/p/B_sM45Ul8eA/


Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive me një fustan të shkurtër, teksa vinte në pah këmbët e gjata.

Ajo mbante në duar një arush, i cili mesa duket është kthyer në shoqëruesin e modeles gjatë këtyre ditëve të mërzitjes për shkak të të qëndruarit mbyllur.

https://www.instagram.com/p/B_2XOmbl8RD/

“Teddy dhe Moe”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu me “Teddy” arushit të famshëm dhe pseudonimit të saj, Moe si shkurtesë e emrit.

Morena përndryshe ka pak javë që ka publikuar këngën e saj më të re “F*ck your location”, që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/