Ekonomia shqiptare vijon të ketë ecuri pozitive, pavarësisht ndikimeve negative të tregjeve ndërkombëtare.
Në analizën vjetore të thelluar, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit Moody’s ri-konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.
Agjencia projekton rritje të vazhdueshme të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në 2022 dhe 2023, por ka rishikuar në ulje parashikimin e rritjes për shkak të ndikimit kryesisht indirekt të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe sanksioneve ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e ministrisë së financave.
Agjencia tashmë parashikon rritje të PBB prej 3.4 për qind në vitin 2022 dhe 3.6 për qind në 2023 krahasuar me respektivisht me 4.5 për qind dhe 4.0 për qind që parashikonte në fillim të marsit.
Kostot më të larta të energjisë dhe mallrave të tjerë, krijojnë presione të qenësishme inflacioniste, që reflektohen në një kërkesë të brendshme më të dobët, si dhe reduktojnë rritjen ekonomike të vendeve të origjinës së turizmit në Shqipëri.
Agjencia është e opinionit se perspektiva ekonomike e Shqipërisë shfaqet e rrethuar nga një shkallë e lartë pasigurie për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, por ekspozimi i drejtpërdrejtë i Shqipërisë ndaj të dy vendeve është i ulët.
Agjencia vlerëson se ekspozimi i Shqipërisë ndaj Rusisë nëpërmjet mbështetjes energjetike apo tregtisë është i ulët. Gjithashtu, edhe ekspozimi i Shqipërisë ndaj ndërprerjeve tregtare me Rusinë dhe Ukrainën, ashtu edhe ekspozimi i drejtpërdrejtë i sektorit të turizmit, janë të ulëta.
Agjencia vëren se përhapja e koronavirusit ndikoi rëndë ecurinë ekonomike të Shqipërisë në vitin 2020. Megjithatë, tkurrja ishte më e butë dhe rimëkëmbja ishte më e fortë se sa parashikohej fillimisht nga agjencia.
Agjencia vëren se politikat fiskale dhe monetare të ndjekura pas tërmetit dhe gjatë pandemisë ruajtën stabilitetin makroekonomik.
Agjencia vëren se efektiviteti i politikës fiskale është përmirësuar gradualisht dhe ka të ngjarë të forcohet me reforma të mëtejshme. Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal në vitet e fundit.
Në mesin e vitit 2016, Ligji Organik i Buxhetit u amenduar dhe u vendosën mekanizma për të parandaluar rrëshqitjen fiskale në prag të zgjedhjeve, të cilat u dëshmuan efektive gjatë dy cikleve të fundit zgjedhore në 2017 dhe 2021.
Agjencia parashikon se borxhi ndaj PBB do të vazhdojë të ulet në 2022 dhe 2023 dhe treguesit e përballueshmërisë së borxhit do të mbeten në nivele relativisht të mira. Shqipëria ka tregues më të fortë të përballueshmërisë së borxhit krahasuar me medianën e vendeve që vlerëson me “B1”.
Në vitin 2021, Shqipëria kishte një raport të interesave ndaj PBB prej 1.9 për qind kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 2.4 për qind, dhe një raport pagesash interesi ndaj të ardhurave prej 7.0% kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 12.6 për qind.
Agjensia vlerëson se inflacioni jo-bazë, veçanërisht çmimet e energjisë, ishte nxitësi kryesor i rritjes së inflacionit total.
Agjencia parashikon që inflacioni i çmimeve të konsumit të mbetet mbi 5% për pjesën e mbetur të 2022 përpara se të zbutet në 3.5 për qind deri në fund të 2023. Për 2022 dhe 2023, agjencia parashikon inflacionin mesatar të çmimeve të konsumit përkatësisht në 5.3 për qind dhe 3.8 për qind.
Në afatgjatë, agjencia është e opinionit se aftësia e vendit për të vijuar në mënyrë të qëndrueshme procesin e konvergimit të nivelit të të ardhurave për banorë drejt niveleve që kanë vendet e BE, do të varet nga suksesi i qeverisë në vijueshmërinë e implementimit të reformave strukturore.
Nota B1 me perspektivë të qëndrueshme është vlerësimi më i mirë që ka pasur Shqipëria. Por, sërish, ky vlerësim mbetet dukshëm më i ulët nga ai i vendeve të zhvilluara, por edhe ekonomive të ngjashme, që e kanë borxhin më të ulët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
Vaktia e Ramazanit 2025
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re