LAJMI I FUNDIT:

Momenti tronditës në Arizonë, sulmon të moshuarën me tub metalik – më pas i merr picën nga duart

Momenti tronditës në Arizonë, sulmon të moshuarën me tub metalik – më pas i merr picën nga duart

Policia është në kërkim të një burri në Arizona, i cili u kap nga kamerat duke goditur një grua 77-vjeçare me një tub metalik, gjatë një grabitjeje përballë një picerie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një video të publikuar nga policia, tregoi gruan e moshuar duke lënë picerinë në Tucson. Kur doli nga objekti, burri në atë moment e sulmoi dhe ia mori picën nga dora.

Pas këtij sulmi, e moshuara u pa duke mbajtur kokën nga dhimbja, mirëpo thuhet se nuk shkoi në spital për vizitë.


Siç shihet në pamjet e mëposhtme, burri po qëndronte në gatishmëri për sulm, me daljen e saj nuk hezitoi dhe e sulmoi të moshuarën.